OBSH: Shqipëria, incidencë të lartë të tumoreve/ Të sigurosh shëndetin do të thotë të kujdesesh për të!

Një ditë pas Ditës Botërore të Kancerit, Organizata Botërore e Shëndetësisë paraqet shifrat mbi këtë sëmundje, sa të vështirë aq edhe vdekjeprurëse.

Sipas OBsh, 1 në 5 persona në botë zhvillojnë kancer gjatë jetës së tyre. Ndërsa Shqipëria renditet një ndër vendet me incidencë të lartë të rasteve me sëmundjet tumorale duke regjistruar 161 raste për 100 mijë banorë.

Gjatë një viti në botë janë regjistruar 20 milionë raste të reja me kancer. Ndërsa gjatë vitit 2023 në Shqipëri u diagnostikuan mbi 6500 mijë raste të reja me sëmundje tumorale.

Grupmosha më e prekur është 50 deri në 70 vjeç. Por sot ka një tendencë gjithnjë e më tepër të uljes së pragut të moshës së shfaqjes së kancerit, duke përfshirë edhe moshat e reja.

Kanceri i gjirit zë numrin më të lartë të të prekurve me 52 raste për 100 mijë banorë, e ndjekur nga kanceri i mushkërisë me 25.3 raste, ai i stomakut me 13 raste dhe prostatës me 12 raste për 100 mijë banorë.

Referuar të dhënave të OBSH, rritja e rasteve me sëmundjet tumorale është shoqëruar edhe me rritje të vdekjeve nga kjo sëmundje. Afërsisht 1 në 9 burra dhe 1 në 12 gra humbin betejën me sëmundjen. Kanceri i mushkërive është i pari me 1.8 milionë fatalitete, i ndjekur nga kanceri kolorektal, ai i mëlçisë dhe i gjirit.

 

Të sigurosh shëndetin do të thotë të kujdesesh për të!

 

Çfarë është sigurimi i Shëndetit?

Sigurimi i Shëndetit është një investim për shëndetin tuaj, i cili mbulon kostot për kujdesin shëndetësor dhe shpenzimet e tjera mjekësore.

 

Si funksionon ky shërbim?

Çdo kërkesë e juaja, përveç marrjes së shërbimit të paketës Check Up, shqyrtohet fillimisht nga stafi mjekësor i kompanisë në bashkëpunim me poseduesin e kontratës.

Ju informoheni me shkrim ose/dhe verbalisht për mbulimin e shërbimeve në kohë reale, për shërbimet që merren në rrjetin spitalor të siguruesit.

 

Sëmundjet dhe rastet e papritura shëndetësore nuk zgjedhin. Sigurimi i shëndetit është mënyra më efikase për t’i paraprirë.

 

Me një policë Sigurimi shëndetësor , ju përfitoni:

◾Mundësi diagnostikimi,kurimi dhe trajtimi në spitalet më të mira në Shqipëri dhe në mbarë botën

◾Rimbursimi në kohë rekord të shpenzimeve mjekësore

◾Shërbim mjekësor profesional

◾Asistencë në përzgjedhjen e spitalit, organizimin dhe transferimin

◾Pagesë direkte nëpër spitale dhe klinika

 

Kompanitë e sigurimeve në Shqipëri ofrojnë paketa sigurimi shëndetësor njësoj si çdo kompani tjetër në Evropë dhe Botë.

 

 Përkujdesuni sepse shëndeti është mbi të gjitha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *