“Alarmet janë të përditshme“/ Shefi i Zjarrfikëses: 6 banesa të djegura në 1 javë vetëm në Vlorë. Sigurimi i Pronës, jetik për këdo!

“Zjarret në banesa janë problematika me e madhe me të cilën përballen forcat zjarrfikëse të Vlorës gjatë periudhës se dimrit. Alarmet janë të përditshme“.

 

Kështu shprehet për Report TV Luan Kapaj, drejtuesi Shërbimit Zjarrfikës, teksa tregon se shkak është pakujdesia e qytetarëve.

 

Javën e shkuar janë djegur plotësisht ose pjesërisht 6 banesa në bashkinë e Vlorës dhe fshatrat përreth.

 

Zjarret në banesa shkaktohen nga pakujdesia, siç është lënia ndezur e ngrohëseve apo bombolave të gazit.

 

“Kemi pasur disa incidente në apartamentet e banimit nga pakujdesia e pronarëve. Zjarret shkaktojnë dëme të konsiderueshme. Kryesisht zjarret shkaktohen nga pakujdesia, sidomos nga të moshuarit që janë nën efektet e ilaçe apo që vuajnë nga pakujdesia. Ata mund të harrojnë pajisjet ndezur, si të gatimit ashtu dhe të ngrohjes”.

 

Shefi i Zjarrfikëses në Vlorë apelon për më shumë kujdes gjatë stinës së dimrit.

 

 

PËRSE DUHET SIGURIMI I PRONËS?

 

Shtëpia është mes investimeve më të rëndësishme në jetë dhe si e tillë ajo duhet mbrojtur.

Fatkeqësitë dhe ngjarjet e paparashikuara nuk mund të parandalohen, por ajo që mund të parandalojmë ne janë kostot financiare kur këto ngjarje dëmtojnë pronën tonë.

 

ÇFARË ËSHTË SIGURIMI NGA ZJARRI?

 

Ky sigurim mbulon të siguruarin nga humbjet ose dëmtimet e zjarrit nga një numër burimesh, si:

 

  • Energjia elektrike: të tilla si instalimet elektrike të gabuara apo mbinxehja e kabllove të përçimit të elektricitetit);
  • Shpërthimet e gazit (lirimi i gominave të tubacioneve si pasojë e mbingrohjes dhe rrjedhja e tyre);
  • Zjarri i shkaktuar nga rrufeja që bie direkt mbi objekt,
  • Zjarri si pasojë e rënies së mjeteve fluturuese mbi pronë apo ngarkesave të rëna nga ky mjet;
  • Zjarri i ardhur nga fqinji.

 

Këtij Sigurimi mund ti shtoni edhe mbulime shtesë:

 

  • Tërmeti
  • Breshëri
  • Përmbytja
  • Stuhia, etj.

 

Siguruesi mbulon kostot e riparimit dhe kthimit të objektit apo aseteve në gjendjen para dëmit.

 

Ndërkohë çdo strukturë që ka një çertifikatë pronësie mund të mbulohet në sigurim.

 

Kompanitë e sigurimeve në Shqipëri e ofrojnë këtë siguracion me një çmim minimalist ndaj le të jemi të siguruar për të qenë të përgatitur për të përballuar rreziqet e papritura dhe të ruajmë pronën tonë të çmuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *