Dëme dhe viktima/ Moti i keq përfshin Europën. Sigurimet, mbrojtja e vetme financiare

Evropa po përballet me një valë moti të keq, që ka shkaktuar vdekje dhe shkatërrim.

 

Stuhia “Monica” që po përfshin Francën juglindore, ka shkaktuar vdekjen e 3 personave dhe disa të zhdukur, ndërsa 6 departamente janë nën alarmin portokalli të rrezikut të përmbytjeve.

 

Mediat franceze bëjnë të ditur se mes të zhdukurve është një kryefamiljar me dy fëmijët e tij të moshës 4 dhe 13 vjeç.

 

Kërkimet për të zhdukurit në Gard u ndërprenë gjatë natës dhe kanë rifilluar mëngjesin e sotëm.

 

Charente-Maritime, Gironde, Pyrenées-Atlantiques, Yonne, Saône-et-Loire dhe Puy-de-Dome janë ende në alarm portokalli nga Météo France këtë mëngjes për rrezikun e përmbytjeve.

 

Moti i keq ka përfshirë edhe Italinë, ku mbrojtja civile ka lëshuar një alarm portokalli në Emilia-Romagna dhe një alarm të verdhë në 16 rajone të tjera.

 

Katër mijë përdorues kanë mbetur pa energji për shkak të reshjeve të borës dhe shiut që kanë përfshirë Piemonten, ndërsa në Lombardi rrëshqitjet e dheut dhe përmbytje kanë përfshirë Ligurian, ku ka disa të evakuuar.

 

Sigurimet, mbrojtja e vetme financiare

 

Shtëpia, biznesi apo automjeti janë investimet tona më të mëdha. Por të gjitha janë të ekspozuara përballë rreziqeve të shumta, përfshirë edhe ato meteorologjike.

 

Sigurimi i Pronës, duke përfshirë sigurimin nga një sërë rreziqesh, ju mbron nga një rrënim financiar.

 

Nëse nuk keni mundësi që të mbuloni kostot e rindërimit të shtëpisë nga xhepi juaj, Sigurimi i Pronës është një domosdoshmëri.

 

Sigurimi i Pronës: Ngjarjet e papritura dhe aksidentale mund të shkaktojnë dëme të pariparueshme në pak sekonda, duke lënë pas vetëm hi dhe kujtime. Sigurimi i Pronës ofron një mburojë mbrojtëse kundër këtyre rreziqeve.

 

Sigurimi jo vetëm mbulon kostot e rindërtimit dhe riparimit, por gjithashtu na ndihmon të qëndrojmë të qetë duke ditur se pasuritë tona janë të mbrojtura.

 

Përse është e Rëndësishme: Duke siguruar pronat tona dhe duke mbajtur përgjegjësi për hapësirat publike që menaxhojmë, ne jo vetëm që mbrojmë investimet dhe pasuritë tona, por gjithashtu kontribuojmë në një shoqëri më të sigurt dhe më të përgjegjshme.

 

Sigurimi na ndihmon të parandalojmë humbjet financiare dhe emocionale që mund të shkaktohen nga aksidentet dhe ngjarejt e papritura.

 

Çfarë mbulon Sigurimi i Pronës?

 

Ky sigurim mbulon dëmet e shkaktuara nga:

 

  • Energjia elektrike
  • Zjarri
  • Rrufeja
  • Eksplozioni
  • Rënia e objekteve fluturuese nga lart

 

Këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:

 

  • Tërmeti
  • Breshëri
  • Përmbytja
  • Stuhia
  • Etj

 

Kompanitë e sigurimit mbulojnë kostot e riparimit dhe kthimit të objektit apo aseteve në gjendjen para dëmit.

 

Sigurimi KASKO i automjetit

 

KASKO është i vetmi siguracion vullnetar automjeti që mbulon gabimet tuaja, gabimet e të tjerëve por dhe gabimet e natyrës!

 

Çfarë mbulon tjetër KASKO, përveç se katastrofave natyrore?

 

  • Dëmtime Aksidentale
  • Thyerja e xhamave
  • Zjarr, Rrufe, Eksplozion
  • Vjedhja e pjesshme ose e plotë
  • Dëmtim ne parkim nga mjet tjetër
  • Dëmtimi nga akte keqdashëse

 

Por mos harroni as Sigurimin e Shëndetit në mënyrë që kostot spitalore dhe jo vetëm të mos i paguani nga xhepi në rast të papriturash shëndetësore.

 

Të bëhemi qytetarë të përgjegjshëm, të pavarur dhe me dinjitet

Le të bëhemi të gjithë pjesë e një komuniteti që vlerëson sigurinë dhe përgjegjësinë.

Investimi në sigurimin e pronës nuk është vetëm një veprim i mençur financiar, por gjithashtu një shenjë e kujdesit dhe respektit ndaj vetes dhe të tjerëve.

Duke patur një policë Sigurimi ne jemi qytetarë të pavarur dhe dinjitozë, pa patur nevojë të trokasim dyerve të institucioneve për ndihmë apo të presim disa vite për rikuperimin e dëmit.

 

Të sigurohemi dhe ti kthejmë diellin jetës sonë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *