7-8 Marsi/ Tregoni dashurinë që keni për mësuesen, nënën, bashkëshorten dhe motrën me dhuratën e duhur. Ja propozimi ynë për ju

A ka njerëz më të përkushtuar se sa mësuesit që bëjnë të pamundurën që nxënësit e tyre të trashëgojnë atë dije të akumuluar që do t’u hapi dyer dhe horizonte të reja në jetë?!

 

A ka dashuri më të madhe se sa dashuria dhe sakrifica e nënës për fëmijët e saj?!

 

A ka dashuri më të sinqertë se ajo e motrës për vëllanë?

 

A ka bashkëudhëtare në jetë më të mirë se bashkëshortja?

 

Për këtë arsye, gjatë gjithë kohës por kryesisht gjatë këtij muaji, ne duhet t’u tregojmë atyre mirënjohjen e thellë dhe dashurinë që kemi për to, edhe duke gjetur dhuratën e duhur.

 

Një buqetë me lule, një fotografi apo portret, pak minuta të shpenzuara në shoqërinë e tyre, etj  kanë një domethënie të jashtëzakonshme, por nuk mund të konsiderohet kurrësesi dhurata ideale.

 

Ndaj Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë ka një propizim për ju në vigjilje të 7 dhe 8 Marsit.

 

Nëse doni të dhuroni më shumë përkujdesje për njerëzit tuaj më të, atëherë “Sigurimi Privat i Shëndetit” do të ishte dhurata ideale.

 

Çfarë është Sigurimi Privat i Shëndetit?

 

Ky sigurim është një investim për shëndetin tuaj, i cili mbulon kostot për kujdesin shëndetësor dhe shpenzimet e tjera mjekësore.

 

Si funksionon?

 

Çdo kërkesë e Juaja, përveç marrjes së shërbimit të paketës Check Up, shqyrtohet fillimisht nga stafi mjekësor i kompanisë në bashkëpunim me poseduesin e kontratës.

Ju informoheni me shkrim ose/dhe verbalisht për mbulimin e shërbimeve në kohë reale, për shërbimet që merren në rrjetin spitalor të siguruesit.

 

 Përfitimet:

 

◾Mundësi diagnostikimi,kurimi dhe trajtimi në spitalet më të mira në Shqipëri dhe në mbarë botën

 

◾Rimbursimi në kohë rekord të shpenzimeve mjekësore

 

◾Shërbim mjekësor profesional

 

◾Asistencë në përzgjedhjen e spitalit, organizimin dhe transferimin

 

◾Pagesë direkte nëpër spitale dhe klinika

 

Pa harruar që, kompanitë e sigurimeve të jo-jetës në Shqipëri ofrojnë paketa sigurimi shëndetësor njësoj si çdo kompani tjetër në Evropë dhe Botë.

 

Përkujdesuni për më të dashurit tuaj sepse shëndeti është mbi të gjitha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *