Dita Botërore e Hipertensionit/ Një Check Up sot, një jetë e shpëtuar nesër
17 Maji është Dita Botërore e Tensionit të Lartë të Gjakut, e inicuar nga Liga Botërore e Hipertensionit që prej vitit 2005, duke patur si qëllim:
- Rritjen e ndërgjegjësimit për shkaqet dhe pasojat e presionit tëlartë të gjakut.
- Dhënien e informacionitsesi të parandalojmëpresionin elartë të gjakut dhekomplikacionet e lidhura me të.
- Inkurajimin për të rriturkontrollin ndajpresionit të lartë të gjakutdhepër të ndjekurkëshillat eprofesionistëvetë kujdesit shëndetësor.
- Inkurajimin e vetëkujdesitpër të parandaluarpresionin elartë të gjakut.
- Matjen e presionit të gjakut nga të gjithë.
- Nxitjen nga autoritetet kombëtare dhe lokale për të krijuar mjedise që mundësojnë sjellje të shëndetshme.
Rritja e presionit të gjakut është rreziku kryesor për vdekjen dhe paaftësinë në nivel botëror, kjo evidentur sipas studimit të Barrës Globale të kohëve të fundit të sëmundjeve dhe e theksuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Tensioni i lartë është një vrasës i heshtur. Nuk ka simptoma derisa presioni është shumë i lartë, ose derisa shkakton infrakte në zemër, goditje në tru, dëme në veshka etj.
Por një nga pengesat kryesore për kontrollin efektiv të hipertensionit është thjesht se, njerëzit nuk janë të vetëdijshëm nëse tensioni i gjakut të tyre është i lartë.
Megjithatë, disa hapa të thjeshtë e të përballueshëm duhet të përfshihen në rutinën e përditshme për vlerësimin e presionit të gjakut, në programet e komunitetit dhe në vendet e punës, ku një rol të rëndësishëm mund të luajnë edhe paketat e sigurimit shëndetësor që përfshijnë edhe kontrollet rutinë.
Sot, kompanitë e sigurimeve në Shqipëri, njëjtë si homologet e saj në Evropë, ofrojnë paketa sigurimi shëndetësor, të cilat mundësojnë kryerjen e të gjitha kontrolleve të nevojshme, Check Up, në spitalet dhe klinikat më të mira në vend.
Paketat e sigurimit të shëndetit kanë të përfshirë kontrollin vjetor parandalues, i cili shërben pikërisht për të zbuluar gjendje të ndryshme shëndetësore, me synimin për t’i kapur në fazat e para.
Ju merrni shërbimin më të mirë të mundshëm, ndërsa shpenzimet mbulohen nga kompania e sigurimit.
Madje, shumë prej këtyre produkteve të sigurimit mund ti blini edhe online duke kursyer kohë dhe para.
Avantazhet e një Check Up-i
Japonia ka jetëgjatësinë më të madhe në botë dhe e dini cili është sekreti?
Zhvillimi i sistemit shëndetësor dhe për më tepër ai i kontrollit paraprak ose siç e njohim ndryshe Check UP, është një nga arsyet pse ekonomia e tretë në botë është lidere për jetëgjatësinë në rang global. Sot në Japoni mbi 90,000 njerëz të kenë kaluar moshën 100 vjeç.
Përkujdesuni për shëndetin tuaj sepse shëndeti është mbi gjithçka.