Humb jetën minatori në Martanesh, plagoset rëndë një tjetër/ Garantimi i sigurisë dhe shëndetit në punë, thelbësor

Një aksident është shënuar mesditën e së martës në një galeri kromi në Thekën të Martaneshit.

Për pasojë ka humbur jetën Armand Peshku ndërsa Hajdar Bala është plagosur, të dy me detyrë vagonist në minierë.

I plagosuri është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

 

AKSIDENTET NË VENDIN PUNËS 

 

Gjatë vitit 2023 janë evidentuar 102 raste të aksidenteve në punë. Ndërkohë edhe 2024 ka shënuar shumë raste, disa prej të cilave edhe fatale.

Sektorët me problematikë mbeten minierat, ndërtimi dhe fasoneritë.

Për këtë arsye, vazhdimisht kemi apeluar që kompanitë të marrin masa parparake për Sigurimin e Punonjësve të tyre nga Aksidentet.

 

SIGURIMI I PUNONJËSVE NGA AKSIDENTET

 

ÇFARË PËRFSHIN

  • Dëmshpërblim për paaftësi të përkohshme ose të përhershme
  • Dëmshpërblim pas vdekjes aksidentale
  • Shpenzimet mjekësore

 

DËMET E MBULUARA

  • Humbja e jetës
  • Dëmtimet fizike
  • Ngrirja
  • Thithja e gazeve të papritura, djegiet dhe lëndimet e muskujve dhe nervave, ndrydhjet dhe frakturat gjatë punës, etj.

 

Ky sigurim ofrohet nga të gjitha kompanitë e sigurimit të jo-jetës në Shqipëri.

Sigurojini punonjësit tuaj sepse një punonjës i siguruar ndihet më i sigurt dhe i shëndetshëm dhe janë më të aftë të përqendrohen në detyrat e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *