Fenomen shqetësues që vret…/11 aksidente rrugore në ditë gjatë 2024

Nga 9 aksidente,gjatë vitit 2024 janë shënuar 11 aksidente rrugorë në ditë.

Kur sezoni turistik bregdetar sapo është çelur shifrat e aksidenteve rrugore kanë kapërcyer shifrat e një viti më parë, duke u shndërruar në një problem serioz për sigurinë kombëtare.

Numrin më të lartë të aksidenteve mbajnë ato me makina por vihet re një me gati 38% më shumë aksidente me biçikleta dhe skutera elektrikë“, thotë Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

-207 aksidente me shumë me makina

-76 aksidente më shumë me motorë

– 40 aksidente më shumë këmbësorë

-39% më shumë aksidente më monopatinë dhe biçikleta

Sipas Brataj, ndonëse ka pasur më shumë aksidente fatmirësisht nuk ka pasur rritje të numrit të humbjeve të jetës.

Shefi i Urgjencës Kombëtare bën thirrje për sa më shumë kujdes si në respektimin e rregullave të qarkullimit por larg alkoolit dhe substancave narkotike kur drejtojmë automjetet.

 

LEXO EDHEVala e aksidenteve dhe kostot në xhepat e qytetarëve” Apel për sigurimin e përgjegjësisë ndaj palëve të treta!

 

Ndërkohë, sipas të dhënave më të fundit nga Instituti i Statistikave (INSTAT), referuar 4 muajve të parë të vitit, janar-prill, numri i aksidenteve arriti në 500 nga 332 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjatë 4-mujorit janë regjistruar 54 viktima nga aksidentet rrugore dhe 635 të plagosur.

Në muajin prill 2024 numërohen 123 aksidente rrugore, nga të cilët 164 janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur). Gjatë 4-mujorit të parë 2024, vdekshmëria në aksidente rrugore është 10,8 për 100 aksidente, nga 17,8 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë”, thuhej në publikimin e para disa ditëve të INSTAT.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *