Zjarret në Shkodër e Kukës që lane pas dëme të mëdha/ Sigurimi i Pasurisë, paqe mendore dhe siguri financiare

Në pak ditë, dy zjarre të fuqishme lane pas dëme të konsiderueshme financiare në Shkodër dhe Kukës.

 

Në kryeqendrën e veriut të vendit, një zjarr i nisur në një treg, shkaktoi dëme kolosale jo vetëm tek bizneset por edhe tek banesat pranë.

 

Ndërsa në Kukës, një rrjedhje gazi shkaktoi zjarrin në dy apartamente në nr.1 të qytetit.

 

Zjarri është përhapur sipas dëshmitarëve nga rrjedhja e gazit në njërën prej banesave, pikërisht asaj të katit të tretë e më pas ka përfshirë edhe banesën e katit të katërt.

 

Ngjarje të tilla duhet të na sensibilizojnë për të siguruar çdo pasuri që posedojmë pasi të ngjarjet e papritura dhe pasojat që lenë pas ato mund të jenë fatale për financat tona.

 

Çfarë është Sigurimi i Pasurisë?

Sigurimi i Pasurisë përfshin mbrojtjen e pronës dhe aseteve tuaja nga një sërë rreziqes, të cilat mund të kenë pasoja të rënda financiare për individët dhe bizneset.

Këtu mund të përmendim rreziqe si: zjarre, përmbytje, tërmete, vjedhje etj.

Banesën Tuaj: Mbrojtje për shtëpinë tuaj dhe të gjitha orenditë brenda saj.

Pronat e Biznesit: Sigurim për ndërtesat dhe  e biznesit tuaj.

Pasuri të Luajtshme: Mbrojtje për automjetet, pajisjet elektronike, dhe sende të tjera të vlefshme.

 

Përfitimet e Sigurimit të Pronës

Ky sigurim ofron një gamë të gjerë përfitimesh:

Mbrojtje Gjithëpërfshirëse: Mbulim për një sërë rreziqesh, duke përfshirë dëmet strukturore dhe dëmtimet ndaj sendeve të brendshme.

Kompensim i Shpejtë: Proces i shpejtë dhe efikas për trajtimin e pretendimeve, duke siguruar që të merrni kompensimin e duhur pa vonesa.

Shërbim Profesional: Kompanitë e sigurimit të Jo-Jetës në Shqipëri punonjë me staf të kualifikuar dhe të mirëtrajnuar brenda dhe jashtë vendit, që ofron këshillim dhe mbështetje të personalizuar.

Fleksibilitet në Paketat e Sigurimit: Kompanitë e sigurimit ofrojnë mundësi për të zgjedhur sigurimin sipas nevojave dhe buxhetit tuaj.

Për më tepër që sot në shumë prej tyre, sigurimin e pronës e shumë sigurime të tjera mund ti blini edhe Online.

 

Sigurimi ju ofron paqe mendore dhe siguri financiare.

Mos Prisni më, Sigurohuni!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *