Nxehtësi ekstreme dhe stuhi të forta godasin Evropën/ Pse është i rëndësishëm Sigurimi ndaj Katastrofave Natyrore?
Moti ekstrem vazhdon të bëjë kërdinë në Europë, ku temperaturat e larta dhe stuhitë e forta po prekin rajone të ndryshme.
Serbia aktualisht po përjeton valën e parë të të nxehtit të sezonit, me temperatura që pritet të rriten në të gjithë vendin. Parashikimet parashikojnë se merkuri mund të arrijë deri në 40ºC këtë javë për shkak të një anticikloni të avancuar nga Afrika.
Në Rumani, banorët e Bukureshtit po përballen me një tjetër valë të nxehti që nga e mërkura kur temperaturat u rritën në rreth 40ºC në pjesën jugore të vendit. Vapa e fortë e ktheu kryeqytetin rumun në një skenë verore, me shumë banorë që kërkojnë lehtësim duke u freskuar në një liqen lokal dhe në burimet e parqeve, duke i dhënë qytetit një ambient tropikal.
Në Gjermani, stuhi dhe mot i keq goditën disa pjesë të Saksonisë të martën. Në distriktin e Meissen, erërat e forta ngritën alarmin, me raportime për një tornado të mundshme në qytetin e Gröditz.
Moti i ashpër në vendin pritës të Euro 2024 shkaktoi dëme të konsiderueshme, duke shkatërruar linja të shumta të energjisë dhe duke dëmtuar çatitë.
“Copernicus”, agjencia e monitorimit të klimës së Bashkimit Europian, raportoi në fillim të muajit se maji i kaluar ishte më i ngrohti i regjistruar në botë.
Sipas të dhënave të tyre, ky shënoi muajin e dymbëdhjetë radhazi të nxehtësisë rekorde.
SIGURIMI NGA FATKEQËSITË NATYRORE
Teksa ndjekim lajmet për ngjarjet që ndodhin në Europë dhe botë, nuk duhet harruar fakti se, Shqipëria është shteti më i rrezikuar nga katastrofat natyrore në kontinent.
Ekspertët ndërkombëtarë e kanë vendosur vendin tonë me rreth të kuq, me probabilitet të lartë risku, 8.46 nga 10 që është koeficienti maksimal.
Për këtë arsye, shpeshherë kemi apeluar mbi rëndësinë që ka Sigurimi nga fatkeqësitë natyrore pasi “kapriçiot” e natyrës mund të shkatërrojnë shtëpi, makina, biznese dhe të mbjella, duke çuar këdo drejt një kolapsi financiar.
Sigurimi i Pronës
Ky sigurim mbulon të siguruarin nga humbjet ose dëmtimet nga një sërë burimesh, si:
- Zjarri,
- Tërmeti,
- Përmbytja,
- Stuhia,
- Breshëri,
- etj.
Sigurimi KASKO
Sigurimi KASKO është sigurimi vullnetar që mbron automjetin tuaj edhe nga fatkeqësitë natyrore.
Rreziqet që mbulon:
- Dëmtimet aksidentale
- Thyerja e xhamave
- Zjarr, rrufe, eksplozion
- Katastrofa natyrore
- Dëmtim në parkim pa autor
- Vjedhje e pjesshme
- Vjedhja e plotë
- Aktet keqdashëse
- Etj.
Sipas përllogaritjeve të fundit nga FMN, Shqipëria humb çdo vit si pasojë e fatkeqësive natyrore (zjarre, përmbytje, tërmete) mbi 198 milionë dollarë në vit, 16.5 milionë në muaj apo rreth 550 mijë dollarë në ditë.
Ndërkohë, gati 5,000 shqiptarë dëmtohen ekonomikisht nga fatkeqësitë natyrore çdo vit.
Pse është i rëndësishëm Sigurimi ndaj Katastrofave Natyrore?
- Garanci financiare
- Parandalim dhe këshilla
- Asistencë 24 orë të ditës në 7 ditë të javës:
- Rindërtimi pas dëmeve
Ne nuk mund të parandalojmë fatkeqësitë natyrore, por duke u siguruar kthejmë pasuritë tona në gjendjen e mëparshme, pa shpenzuar vetë asnjë qindarkë!