Shtimi i zjarreve në banesa/ Siguroni pronat tuaja, çmimi simbolik
Një zjarr ra në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër.
Fillimisht flakët përfshinë banesën dy katëshe të 51-vjeçarit me inciale L. T, ndërsa më pas u përhapën edhe në tri banesa të tjera ngjitur me të, njëra prej tyre e pabanuar.
Njëra prej banoreve e shokuar ka deklaruar për mediat se, nuk i ka mbetur më asgjë tjetër, pasi të gjitha gjërat janë djegur.
“Ka dëme deri në themel. Janë çarë muret. Vetëm të rrim në shi tani. Ishalla Zoti e rregullon. Në shtëpi ka qenë burri. Bombolat kanë plasur më pas. Burrin e kanë nxjerrë fëmijët e kunatit nga shtëpia. Janë djegur me frigorifer, orendi, të gjitha, edhe rrobat janë djegur”.
Shtimi i vatrave të zjarrit është kthyer në një problematikë të madhe, e cila jo vetëm që po rrezikon jetën e banorëve, por po sjell edhe dëme të konsiderueshme ekonomike. Prandaj, ekspertët e sigurimeve bëjnë apel qytetarëve që të sigurojnë banesat e tyre.
Pavarësisht kostos modeste që ka ky sigurim në Shqipëri, niveli i ndërgjegjësimit tek shqiptarët për të siguruar pronat e tyre mbetet ende shumë i ulët.
Madje, edhe ata që janë të siguruar, kryesisht e bëjnë sigurimin për shkak se ua kërkon banka si garanci kur marrin kreditë.
Kjo tregon se niveli i ndërgjegjësimit për të mbrojtur një nga gjërat më të rëndësishme, siç është shtëpia, është shumë i ulët tek shqiptarët.
SIGURIMI I SHTËPISË, I PËRBALLUESHËM PËR ÇDO FAMILJE
Kompanitë e sigurimeve në Shqipëri ofrojnë paketa sigurimi për çdo familje, duke u përshtatur me nevojat dhe buxhetin e tyre.
Çmimi i sigurimit të shtëpisë nuk është i lartë, nis nga 5,000 Lekë në vit, por duhet që qytetarët të ndërgjegjësohen që sigurime të tilla na mbrojnë ekonomikisht dhe na bëjnë që edhe në raste fatkeqësish ne të vazhdojmë jetën normalisht.
Kujtoni dëmet nga 2 tërmetet e vitit 2019, që ishin shumë të mëdha. Të gjithë ata qytetarë që i patën siguruar banesat u dëmshpërblyen dhe jeta e tyre vazhdon njëlloj si më parë.
SIGUROHUNI SOT, NESËR MUND TË JETË VONË