Stina e verës dhe rreziku nga zjarret/ Siguroni shtëpitë, bizneset dhe automjetet tuaja
Vera e nxehtë ka trokitur tashmë dhe sipas parashikimeve të meteorologëve, do të jetë e gjatë.
Dhe sa herë termometri arrin nivele të larta nuk mungojnë as zjarret. Ai i rënë në zonën e Dropullit në jug të Shqipërisë është indicja për të na treguar se kjo verë do të jetë e vështirë.
Shqipëria renditet mes vendeve me risk të lartë sa i përket fatkeqësive natyrore por njëkohësisht renditet edhe mes vendeve që shpenzojnë më pak për Sigurimin e Pronës dhe jo vetëm.
Kujtojmë këtu se vetëm verën e shkuar qindra banesa u shkrumbuan nga flakët, madje nuk munguan as viktimat. Por asnjëra nuk ishte e siguruar.
Por mos harrojmë edhe incidentet me bombolat e gazit në banesa e biznese.
Shtëpia është investimi ynë më i madh. Por asnjëherë nuk duhen harruar rreziqet që na kanosen.
ÇFARË PËRFSHIN SIGURIMI I PRONËS?
- Dëmshpërblim për pasurinë e paluajtshme
- Dëmshpërblim për pasurinë e luajtshme
DËMET QË MBULON
Ky sigurim mbulon humbjen, dëmtimin apo shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar apo aksidentale si pasojë e:
- Zjarrit
- Rrufesë
- Eksplozionit
- Rënia e objekteve fluturuese nga lart, etj.
Këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:
- Tërmeti
- Breshëri
- Përmbytja
- Stuhia, etj.
Por mos harroni edhe Sigurimin e Makinës.
Sigurimi KASKO është ai që ju nevojitet në situata të tilla pasi është i vetmi që mbulon si gabimet tuaja, gabimet e të tjerëve por edhe “gabimet” e natyrës.
KASKO mbulon:
- Dëmtimet aksidentale
- Thyerjen e xhamave
- Zjarr-Rrufe-Eksplozion
- Katastrofat natyrore
- Dëmtimet në parkim
- Vjedhjen
- GPS
- Etj
Sigurimet nuk parandalojnë zjarret dhe asnjë fatkeqësi tjetër natyrore. Ato rikthejnë pasuritë tona në gjendjen para ndodhjes së ngjarjes. Ndërsa çmimi që ofrojnë 8 kompanitë e sigurimit jo-jetë në Shqipëri për sigurimin e pronës, biznesit apo automjetit janë të përballueshme nga të gjitha shtresat e shoqërisë.
SIGUROHUNI SOT, NESËR MUND TË JETË VONË…