Përfshihet nga flakët magazina në Vlorë, dëme të shumta materiale/ Kush i paguan?
Një magazinë e cila në brendësi të saj kishte orendi shtëpiake është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, 15 korrik, në lagjen “1 Maji” në zonën e Plazhit të Vjetër.
Administratorët e objektit kanë qenë duke punuar në brendësi të godinës në atë kohë, teksa shkak i zjarrit mësohet të jetë një shkëndijë elektrike.
Ndërhyrja e zjarrfikëses ka qenë e menjëhershme duke fikur zjarrin pasi rrezikoheshin dhe banesa të tjera aty pranë.
Si rrjedhojë e flakëve siç tregojnë dhe banorët e zonës janë shkaktuar dëme të shumta materiale por fatmirësisht pa të lënduar.
Zjarret në prona dhe mossigurimi/ Mungesa e kulturës që po na kushton financiarisht
Ngjarje të tilla ndodhin gati çdo ditë në Shqipëri, duke u shndërruar në një alarm për banorët, por edhe komunitetin.
Të përbashkët këto ngjarje nuk kanë vetëm përfshirjen nga flakët, por edhe që janë të pasiguruara me qytetarët shqiptarë që vazhdojnë të neglizhojnë sigurimin e pronës së tyre, ashtu siç ndodh edhe me jetën dhe shëndetin.
Mungesa e kulturës për t”u siguruar dhe mendësia se “përgjigjet shteti për çdo gjë” po u kushton shumë shtrenjtë shqiptarëve. Po u kushton jo vetëm të tashmen, por edhe të ardhmen.
SIGURIMI
Nëse nuk jeni te siguruar dhe ndodh një ngjarje e papritur, mund të përballeni me rrezikun që të paguani nga xhepi dëmet e kushtueshme dhe pretendimet që mund të rrjedhin nga palët e treta, të cilët mund të dëmtohen si pasojë e zjarrit në pronën tuaj.
Prandaj nevojitet Sigurimi i Pronës.
Ky sigurim ofron mbrojtje financiare për bizneset në rast të dëmtimit ose humbjes së pronës së tyre nga zjarri, përfshirë ndërtesat, pajisjet, inventarin dhe asetet e tjera.
Këtu janë disa pika kryesore për t’u marrë parasysh në lidhje me mbulimin e sigurimit nga zjarri:
Mbulimi:Sigurimi i pronës mbulon dëmet e shkaktuara nga zjarri, tymi, shpërthimet dhe rreziqet përkatëse. Sigurimi mund të përfshijë gjithashtu mbulim për rreziqe shtesë si goditje rrufeje dhe disa incidente të lidhura me motin.
- Zjarri;
- Rrufeja;
- Eksplozioni;
- Rënia e objekteve fluturuese nga lart;
- Tërmeti;
- Breshëri;
- Përmbytja;
- Stuhia
Kostoja e sigurimit? Kompanitë e sigurimit të Jo-Jetës në Shqipëri e ofrojnë duke nisur nga vetëm 5,000 Lekë/Vit.
Të kesh mbulim sigurimi për zjarrin ofron si fillim qetësi mendore, duke ditur që ke mbrojtje financiare kundër një rreziku të rëndësishëm. Kjo ju lejon të përqendroheni në drejtimin e biznesit tuaj pa u shqetësuar shumë për pasojat e mundshme financiare të një zjarri.
Të sigurohesh do të thotë ti kthesh personalitetin dhe dinjitetin vetes dhe të mos kërkosh ‘lëmoshë’ të tjerëve kur keni më shumë nevojë.
Sa kohë që ngjarjet e papritura, aksidentale dhe fatkeqësitë natyrore nuk mund t’i parashikojmë dhe as t’i parandalojmë, më e pakta që mund të bëjmë është të sigurohemi.