Inskenuan aksidentin për të përfituar nga sigurimet, tre të arrestuar në Tiranë
Tre persona u arrestuan nga policia rrugore e Tiranës, pasi kishin inskenuar një aksident me makinat e tyre për të përfituar nga sigurimi.
Raportohet se nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, u bë e mundur arrestimi i 3 shtetasve në flagrancë me iniciale A.M, F.B dhe E.R.
Arrestimi në flagrancë u bë pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të ‘Mashtrimit në sigurime’ dhe ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetët’, pasi ditën e së djelës (18 gusht), në bashkëpunin me njëri tjetrin kanë inskenuar një përplasje mjetesh me dëme materiale, në momentin që shërbimet e kanë konstatuar, njëri nga autorët ështe larguar në vrap por ështe kapur nga punonjësi i policisë.
Mashtrimi në sigurime
Sipas Nenit 145 të Kodit të Procedurës Penale, mashtrimi në sigurime përkufizohet si “paraqitja e rrethanave të rreme në lidhje me objektin që sigurohet, ose krijimi i rrethanave të rreme dhe paraqitja e tyre në dokumentet duke përfituar padrejtësisht sigurime.
Kjo vepër penale dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet”.