Zjarre, përmbytje, breshër…/ Si të mbrojmë pronën dhe automjetin nga fatkeqësitë natyrore
Ndryshimet klimatike po shkaktojnë thatësira, intensifikimin e zjarreve dhe po nxit kushte atmosferike ekstreme me rrebeshe shiu dhe breshëri, përmbytje, stuhi ere etj.
Këto fenomene natyrore mund të shkatërrojnë shtëpi, biznese dhe kultura bujqësore, siç ndodhi edhe fundjavën e shkuar në juglindje të vendit, duke çuar këdo drejt një kolapsi financiar.
Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë ka apeluar në vazhdimësi tek qytetarët dhe bizneset që ti shohin sigurimet si e vetmja mundësi që çdo barrë financiare e ardhur nga të tilla ngjarje të kalojë te kompania e sigurimit.
Çdo individ apo biznes duhet të sigurojë asetet që zotëron për të qenë 100% i mbuluar në rast dëmi.
Çfarë mbulon Sigurimi i Pronës?
Ky sigurim mbulon të siguruarin nga humbjet ose dëmtimet e zjarrit nga një numër burimesh.
Këto përfshijnë zjarre të shkaktuara nga:
- Energjia elektrike: të tilla si instalimet elektrike të gabuara apo mbinxehja e kabllove të përçimit të elektricitetit);
- Shpërthimet e gazit (lirimi i gominave të tubacioneve si pasojë e mbingrohjes dhe rrjedhja e tyre);
- Zjarri i shkaktuar nga rrufeja
- Zjarri si pasojë e rënies së mjeteve fluturuese mbi pronë apo ngarkesave të rëna nga ky mjet;
- Zjarri i ardhur nga fqinji, etj
Këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:
- Tërmeti
- Breshëri
- Përmbytja
- Stuhia, etj.
Sa kushton Sigurimi i Pronës?
Sigurimi i Pronës kushton maksimumi 1 euro për m² në vit ose më pak se një kafe në ditë.
Por “kapriçot” e natyrës mund të shkatërrojnë jo vetëm shtëpi dhe biznese, por edhe automjete.
Dhe dëmet nga fatkeqësitë natyrore për automjetet mbulohen vetëm nga Sigurimi KASKO.
Sigurimi KASKO është i vetmi sigurim motorik vullnetar që mbulon edhe dëmet që shkaktohen nga fatkeqësitë natyrore, siç janë përmbytjet, stuhitë apo breshëri.
Ky sigurim ju mbulon financiarisht dmet qe mund te shkaktohent në parkim, dëmet nga zjarri, rrufeja ose shpërthimi, apo nga dëmtimet aksidentale.
KASKO mbulon edhe vjedhjen e automjetit tuaj.
MOS HARRONI! Është momenti të rikthejmë vëmendjen nha sigurimet nëse duam të jetojmë të qetë dhe të sigurtë.
Ekzistenca e një kontrate sigurimi është shumë më e fuqishme se çdo kontratë tjetër. E nënshkruar nga të dyja palët ajo gjithmonë do të japë zgjidhje, duke mos e detyruar qytetarin të endet zyrave të institucioneve për të kërkuar ndihmë.
Bota sot është kaq e zhvilluar edhe për faktin se janë tregjet e sigurimeve që rikthejnë çdo pasuri në gjendjen e mëparshme, pavarësisht vlerës që mund të ketë dëmi.
SIGUROHUNI!