Raporti/ Ecuria e tregut të sigurimeve janar-korrik 2024
Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare publikoi mesditën e sotme raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-korrik 2024.
Sipas raportit, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar – korrik 2024 kapën vlerën 14,198 milionë lekë, ose 7.58% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Gjatë 7-mujorit 2024, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 870,189 me një rritje prej 9.55% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.65% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.31% dhe risigurimi me 0.042% .
Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 41.96% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 58.04% të totalit të tregut.
Gjatë periudhës janar – korrik 2024, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 4,762 milionë lekë, ose 21.50% më shumë se në periudhën janar – korrik 2023.
Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar – korrik 2024 arritën rreth 5,958 milionë lekë, 5.17% më pak se në periudhën janar – korrik 2023. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 4.10 % krahasuar me periudhën janar – korrik 2023.
Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë periudhës janar – korrik 2024, patën një rritje me 3.49% kundrejt muajit janar – korrik 2023.
Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës janar – korrik 2024 siguruan mbi 2,620 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 72.68%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 18.50% të totalit.
Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar – korrik 2024, vihet re një rritje prej 3.27% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 3.55% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar – korrik 2023.
Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë periudhës janar – korrik 2024, arritën në rreth 914 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 2.82% në krahasim me periudhën janar – korrik 2023.
Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar – korrik 2024, arritën rreth 1,180 milionë lekë, ose 13.16% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar – korrik 2024 u rriten me 21.50% krahasuar me janar – korrik 2023. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 3,416 milionë lekë, apo 71.74% të totalit të dëmeve të paguara bruto.