AMF publikon Gjeografinë e Sigurimeve 2023/ Primet dhe dëmet e paguara sipas qarqeve
Gjeografia e Sigurimeve 2023, pasqyron në mënyrë të detajuar shpërndarjen e primeve të shkruara bruto, dëmeve të paguara si edhe primit për frymë, sipas prefekturave.
Duke analizuar shpërndarjen gjeografike të primit të shkruar bruto, vërehet një përqendrim i tregut të sigurimeve në prefekturat e mëdha, si Tirana me 62.58% të totalit të primeve të shkruara bruto gjatë vitit 2023, Durrësi me 7.29%, Fieri 4.50%, Elbasani 4.15% dhe Korça 4.94%. Kjo tendencë përqendrimi ka vijuar e tillë për një periudhë 15-vjeçare.
Një tregues tjetër i rëndësishëm i tregut të sigurimeve është dendësia e sigurimeve. Për vitin 2023 ky tregues është rreth 9,526.16 lekë për frymë, me një rritje rreth 1,928.16 lekë krahasuar me një vit më parë.
Përsa i përket primit për frymë sipas prefekturave, prefektura Tiranë me 18,878.40 lekë për frymë zë vendin e parë, e pasuar nga prefektura Gjirokastër me 6,956.64 lekë për frymë dhe më tej Durrësi me 7,354.26 lekë për frymë, Vlora me 7,059.67 lekë për frymë dhe Korçë me 6,527.69 lekë për frymë.
Ky publikim përfshin gjithashtu edhe informacion të hollësishëm për dëmet e paguara gjatë vitit 2023 sipas prefekturave, duke krijuar edhe mundësinë e krahasimit të këtyre treguesve me ato të një viti më parë. Përsëri pjesën më të madhe të dëmeve të paguara e ka prefektura e Tiranës me 70.84%, e pasuar nga prefektura Durrësi me 7.04%
Grafik: Prefekturat sipas % së Dëmëve të Paguara , 2023 (in %)