Kur vjeshta ka trokitur dhe fatkeqësitë natyrore janë rritur…/ Tre sigurimet që nuk duhet të na mungojnë
Për shkak edhe të ndryshimeve klimatike, ngjarjet katastrofike natyrore po godasin shumë vende, përfshirë edhe ato rresh nesh, por Shqipëria mbetet një ndër vendet më të rrezikuara nga ato, veçanërisht nga përmbytjet dhe lëkundjet sizmike.
Ndaj, vazhdimisht kemi bërë thirrje tek qytetarët dhe bizneset që, të kenë ato siguracione, të cilat i mbrojnë financiarisht në rast se një ditë përballen me fenomene të tilla.
Sigurimi i Shtëpisë
E keqja mund të ndodhë në çdo moment dhe mund të prekë këdo.
Asnjë nga ne nuk e ka fuqinë të parandalojë katastrofat. Por ne kemi një gjë tjetër në dorë: të sigurojmë shtëpinë dhe të parandalojmë dëmin financiar që shkaktojnë ngjarje e papritura dhe aksidentale.
Po sa kushton sigurimi i pronës?
Jo më shumë se 1 euro për m/2 në vit dhe banesa juaj është e mbrojtur nga rreziqe si:
- Zjarri
- Rrufeja
- Eksplozioni
- Tërmeti
- Rrjedhja e tubacioneve
- Thyerja e xhamave
- Vjedhja
- Etj
Sigurimi i Biznesit
Sigurimi i biznesit është tepër i rëndesishëm. Pavarësisht nëse keni një biznes të konsoliduar, apo jeni në hapat e para të ngritjes së aktivitetit tuaj; nëse nuk jeni te siguruar, si pronar, mund të përballeni me rrezikun që të paguani nga xhepi për dëmet e kushtueshme dhe pretendimet ligjore kundër kompanisë suaj.
Ky sigurim ofron mbrojtje financiare për bizneset në rast të dëmtimit ose humbjes së pronës së tyre nga zjarri, përfshirë ndërtesat, pajisjet, inventarin dhe asetet e tjera.
Mbulimi: Sigurimi i pronës së biznesit zakonisht mbulon dëmet e shkaktuara nga:
Zjarri; Rrufeja; Eksplozioni; Rënia e objekteve fluturuese nga lart; Tërmeti; Breshëri; Përmbytja; Stuhia
Llojet e pronave: Sigurimi mund të mbrojë lloje të ndryshme të pronave komerciale, të tilla si ndërtesat e zyrave, dyqanet me pakicë, magazinat, objektet e prodhimit dhe hotele, restorante etj.
Doni ti jepni sigurinë maksimale edhe automjetit tuaj? KASKO është zgjidhja perfekte
KASKO është siguracioni që mbulon jo vetëm dëmet ndaj automjetit tuaj, por edhe dëmet që mund t’u shkaktoni automjeteve të tjera, pasurisë publike dhe private si dhe të jeni të mbrojtur edhe kundrejt fatkeqësive natyrore.
Sigurimi KASKO mbulon:
- Dëmtimet aksidentale
- Thyerja e xhamave
- Zjarr, rrufe, eksplozion
- Katastrofa natyrore
- Dëmtim në parkim pa autor
- Vjedhje e pjesshme
- Vjedhja e plotë
- Aktet keqdashëse
- Shërbim GPS
Sigurohuni dhe rikthejini diellin jetës suaj