RASTI I FUNDJAVËS NË POGRADEC/ NISENI VITIN ME “KËMBËN E MBARË” DUKE SIGURUAR SHTËPINË

Askush nuk mendon se do të preket nga një zjarr derisa të ndodhë.

Edhe pse mund të keni ndërmarrë çdo hap për të siguruar shtëpinë tuaj, mundësia e aksidenteve nga zjarri është gjithmonë e pranishme.

Një aksident në kuzhinë, një tension i lartë elektrik, një pajisje me defekt apo arsye të tjera e bëjnë të domosdoshme pajisjen me Policën e Sigurimit të Shtëpisë nnga Zjarri dhe Rreziqe Shtesë.

Ky sigurim vlen për të zbutur pasojat e rënda që mund të ketë një forcë shkatërrimtare si zjarri dhe jo vetëm dhe këtë gjë e pamë edhe gjatë fundjavës kur dy banesa në Pogradec u shkrumbuan totalisht.

DËMET QË MBULON KY SIGURIM:

Ky sigurim mbulon humbjen, dëmtimin apo shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar apo aksidentale si pasojë e:

Zjarrit

Rrufesë

Eksplozionit

Rënia e objekteve fluturuese nga lart, etj.

Këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:

Tërmeti

Breshëri

Përmbytja

Stuhia, etj.

Kosto e sigurimit? Mē pak se një kafe në ditē!

Kontaktoni një nga kompanitë e sigurimit dhe merrni sigurimin që i përshtatet nevojave tuaja.

Mbroni investimin tuaj më të rëndësishëm: shtëpi, banesë, apartament nga zjarri dhe jo vetëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *