Vlerësimet paraprake: Mbi 10 miliardë $ dëme të siguruara nga zjarret në SHBA
Vlerësimet e para të dëmeve të siguruara nga zjarret që kanë përfshirë Shtetet e Bashkuara kanë filluar të dalin.
Vlerësohet se humbja ekonomike do ti kalojë 57 miliardë dollarët ndërsa ato të siguruara 10 miliardë dollarët
Shteti amerikan i Kalifornisë po lufton me flakët. Zjarri, i cili filloi në zonat pyjore, po përparon në lagjen e Hollivudit të Los Anxhelosit.
Afërsisht 3 mijë banorë të Los Anxhelosit, përfshirë të famshëm, filluan evakuimin nga shtëpitë e tyre.
Vlerësohet se humbja ekonomike do të kalojë 57 miliardë dollarë dhe ato të siguruara do të kalojnë 10 miliardë dollarë.
Ekspertët thonë se nëse zjarri vazhdon dhe përhapet në më shumë struktura, do të jetë zjarri më tragjik në historinë e Kalifornisë.
“JP Morgan” vlerëson se humbjet e siguruara nga zjarri mund të jenë rreth 10 miliardë dollarë.
Shumica e humbjeve do të vijnë nga sigurimet e e banesave, ndërsa një pjesë nga sigurimet e bizneseve.
RËNDËSIA E SIGURIMIT NGA ZJARRI
Sigurim i përgjithshëm: Ky sigurim do t’ju mbulojë për humbjet materiale të shkaktuara nga zjarri dhe termeti. Nuk ka më nevojë të shqetësoheni për riparimet e shtrenjta pas një ngjarjeje të papritur.
Paqëndrueshmëri e jetës: Nëse jeni të detyruar të lini shtëpinë tuaj për shkak të dëmeve të shkaktuara nga zjarri ose termeti, sigurimi do t’ju mbulojë shpenzimet për strehim dhe ushqim për një periudhë të caktuar.
Sigurim për pasuritë personale: Sigurimi do t’ju mbulojë edhe për humbjen e pasurive personale, siç janë pajisjet elektronike, mobiljet, pajisjet sportive, dhe shumë më tepër.
Kostoja? Kompanitë e sigurimeve në Shqipëri e ofrojnë këtë sigurim kaq të rëndësishëm për shuma shumë modeste, që nisin me vetëm 5,000 Lekë në vit.
MBRONI PASURITË TUAJA DUKE U SIGURUAR