Çfarë mësimesh duhet të nxjerrim nga zjarret katastrofike në Los Angeles?
Humbja e një shtëpie dhe pasurive të tjera me vlerë është një skenar që i thyen zemrën kujtdo por që dëmton edhe financat kur nuk ke sigurimin e duhur për të mbuluar humbjet.
Kjo është situata me të cilën përballen mijëra pronarë në Los Angeles ndërsa shkalla e humbjeve të pasiguruara bëhet më e qartë, shkruan EuroNews.
“State Farm”, kompania më e madhe e sigurimeve në zonë, thotë se, aktualisht është duke përpunuar mbi 5,700 kërkesa dëmesh në banesa dhe automjete.
Zëdhënësi i tyre shtoi se “tregu i sigurimeve të Kalifornisë është jashtëzakonisht kompleks, por ne mbetemi të angazhuar me zyrtarët shtetërorë për të përmirësuar disponueshmërinë e sigurimeve për banorët”.
Ndërsa ndikimet e ndryshimeve klimatike rriten, ka të ngjarë që qytetarët në gjithnjë e më shumë qytete dhe vende t’i gjejnë shtëpitë e tyre të pasiguruara.
Evropianët janë ndër më pak të siguruarit ndaj disa llojeve të motit ekstrem dhe fatkeqësive të tjera natyrore në botën e zhvilluar. Duke rishikuar fatkeqësitë natyrore në vitin 2023, duke përfshirë stuhitë dhe përmbytjet në Itali dhe Evropën Lindore, Munich Re zbuloi se 90% e humbjeve ishin të pasiguruara.
Vlerësuesit e rrezikut Instituti “Swiss Re” shprehen se, në vitin 2024, Evropa do të shohë humbjet e saj të dyta më të larta të siguruara nga përmbytjet në histori.
“Moody’s” vlerëson se humbjet e siguruara në Gjermaninë jugore nga përmbytjet në vitin 2024 do të arrijnë deri në 3 miliardë euro.
Humbjet e përgjithshme nga fatkeqësitë natyrore parashikohen të tejkalojnë 135 miliardë dollarë (128 miliardë euro) vetëm në vitin 2024.
Po Shqipëria?
Edhe pse mes vendeve më të rrezikuara në Evropë, kryesisht nga tërmetet dhe përmbytjet, vendi ynë vazhdon të jetë i fundit sa i përket penetrimit në sigurime.
Ndaj, si Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë, vazhdimisht kemi bërë thirrje tek qytetarët dhe bizneset që, të kenë ato siguracione, të cilat i mbrojnë financiarisht në rast se një ditë përballen me fenomene të tilla.
Tre sigurimet që nuk duhet të na mungojnë
Sigurimi i Shtëpisë
E keqja mund të ndodhë në çdo moment dhe mund të prekë këdo.
Asnjë nga ne nuk e ka fuqinë të parandalojë katastrofat. Por ne kemi një gjë tjetër në dorë: të sigurojmë shtëpinë dhe të parandalojmë dëmin financiar që shkaktojnë ngjarje e papritura dhe aksidentale.
Por sa kushton Sigurimi i Shtëpisë?
Jo më shumë se 1 euro për m/2 në vit dhe banesa juaj është e mbrojtur nga rreziqe si:
– Zjarri
– Rrufeja
– Eksplozioni
– Tërmeti
– Rrjedhja e tubacioneve
– Thyerja e xhamave
– Vjedhja
– Etj
Sigurimi i Biznesit
Sigurimi i biznesit është tepër i rëndesishëm. Pavarësisht nëse keni një biznes të konsoliduar, apo jeni në hapat e para të ngritjes së aktivitetit tuaj; nëse nuk jeni te siguruar, si pronar, mund të përballeni me rrezikun që të paguani nga xhepi për dëmet e kushtueshme dhe pretendimet ligjore kundër kompanisë suaj.
Ky sigurim ofron mbrojtje financiare për bizneset në rast të dëmtimit ose humbjes së pronës së tyre nga zjarri, përfshirë ndërtesat, pajisjet, inventarin dhe asetet e tjera.
Mbulimi: Sigurimi i pronës së biznesit zakonisht mbulon dëmet e shkaktuara nga:
Zjarri; Rrufeja; Eksplozioni; Rënia e objekteve fluturuese nga lart; Tërmeti; Breshëri; Përmbytja; Stuhia
Llojet e pronave: Sigurimi mund të mbrojë lloje të ndryshme të pronave komerciale, të tilla si ndërtesat e zyrave, dyqanet me pakicë, magazinat, objektet e prodhimit dhe hotele, restorante etj.
Doni ti jepni sigurinë maksimale edhe automjetit tuaj? KASKO është zgjidhja perfekte
KASKO është siguracioni që mbulon jo vetëm dëmet ndaj automjetit tuaj, por edhe dëmet që mund t’u shkaktoni automjeteve të tjera, pasurisë publike dhe private si dhe të jeni të mbrojtur edhe kundrejt fatkeqësive natyrore.
Sigurimi KASKO mbulon:
– Dëmtimet aksidentale
– Thyerja e xhamave
– Zjarr, rrufe, eksplozion
– Katastrofa natyrore
– Dëmtim në parkim pa autor
– Vjedhje e pjesshme
– Vjedhja e plotë
– Aktet keqdashëse
– Shërbim GPS
Kontaktoni një nga kompanitë e sigurimit të jo jetës në Shqipëri, sigurohuni dhe rikthejini diellin jetës suaj.