“TEKAT E MOTIT”/ SIGURIMI KASKO, “ENGJËLLI MBROJTËS” PËR MAKINËN TONË

Sa herë moti ka “tekat” e tij, dëborë, ngrica, reshje intensive dhe erëra të forta, mendja na shkon edhe tek makina, që për ne, shqiptarët, është shumë e rëndësishme.

Një dëm i pësuar jo vetëm që na bllokon lëvizjen por na shkakton edhe dëme të mëdha financiare.

PSE NA NEVOJITET SIGURIMI KASKO?

Siguracioni që kërkon polici në rrugë (TPL) mbulon dëmet që ti si shkaktar aksidenti i shkakton një personi ose automjeti tjetër.

Ndërsa mbulimin e plotë të çdo dëmi, si në rast aksidenti apo dëme të tjera të paparashikuara që mund të ndodhin në rrugë, përfshirë edhe kushtet e motit, e bën vetëm SIGURIMI KASKO.

Në varësi edhe të kompanive të sigurimit, SIGURIMI KASKO mbulon:

– Dëmtimet aksidentale

– Thyerjen e xhamave

– Zjarr-Rrufe-Eksplozion

– Katastrofat natyrore

– Dëmtimet në parkim (pa autor)

– Vjedhja

– Transport me karroatrec

– Sigurim për jashtë vendit

– Shërbim GPS

MOS TË HARROJMË!

Sigurimi na ndihmon të parandalojmë humbjet financiare dhe emocionale që mund të shkaktohen nga aksidentet e papritura.

Të bëhemi qytetarë të përgjegjshëm, të pavarur dhe me dinjitet duke qenë pjesë e një komuniteti që vlerëson sigurinë dhe përgjegjësinë.

SIGUROHU SOT, NESËR MUND TË JETË SHUMË VONË…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *