Zhvillimet e tregut të sigurimeve në Shqipëri për vitin 2024

Sipas Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare (AMF), të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për vitin 2024 kapën vlerën 24,505 milionë lekë, ose 7.02% më shumë se në viti 2023.

Gjatë vitit 2024, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,595,687 me një rritje prej 8.84% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.51% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.45% dhe risigurimi me 0.043% .

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 38.55% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 61.45% të totalit të tregut.

Gjatë vitit 2024, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 8,656 milionë lekë, ose 24.38% më shumë se në viti 2023.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për vitin 2024 kapën vlerën 6,239 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 30.17% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë vitit 2024 arritën rreth 15,058 milionë lekë, ose 7.71% më shumë se në vitin 2023.

Produkti MTPL e brendshme, në vitin 2024, pati një rritje prej 9.27 % të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 9.06% krahasuar  me një vit më parë.

Produkti Karton Jeshil në vitin 2024 pati një rritje prej 3.03% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 20.34% krahasuar me vitin 2023.

Produkti Sigurim Kufitar, në vitin 2024, pati një ulje 9.47% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me vitin 2023. Edhe numri i kontratave u ul me 9.31%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë viti 2024 arritën rreth 9,447 milionë lekë, 5.94% më shume se në vitin 2023. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 5.24 % krahasuar me vitin 2023.

Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë vitit 2024, patën një rritje me 4.58% kundrejt vitit 2023.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë vitit 2024 siguruan mbi 3,908 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 66.82%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 21.83% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë vitit 2024, vihet re një rritje prej 4.33% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 3.04% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me vitin 2023.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë vitit 2024, arritën në rreth 1,392 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 1.45% në krahasim me vitin 2023.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë vitit 2024, arritën rreth 2,070 milionë lekë, ose 11.36 % më shumë se një vit më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *