Humb jetën minatori në Bulqizë/ Siguracioni nga Aksidentet për punonjësit më jetik se kurrë

Humb jetën gjatë një aksidenti në punë minatori 38-vjeçar në Bulqizë.
Sipas policisë, në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës, është aksidentuar shtetasi K.D., 38 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
Minierat janë një ndër sektorët më problematikë, teksa janë regjistruar jo pak ngjarje fatale ku kanë humbur jetën në vendin e punës.
Gjatë vitit 2021 si pasojë e aksidenteve në punë kanë humbur jetën 32 persona, pjesa më e madhe e fataliteteve janë në disa sektorë që nivelin e riskut e kanë më të lartë, mes tyre edhe sektori minerar.
Në gjashtë vitet e fundit, nga 163 punonjës të aksidentuar me vdekje në total, gjysma rezultojnë nga sektori i ndërtimit dhe minierave.
Një nga asetet kryesore të një kompanie minerare janë punonjësit e saj.
Humbja e një punonjësi si pasojë e aksidentit mund të ketë pasoja të mëdha si për kompaninë, ashtu edhe për punonjësin.
Kur një minator pëson dëmtim ose sëmuret në vendin e punës, një ndër shqetësimet më urgjente do të ishte si t’i mbijetonte pasojave financiare.
Dëmtimi shpesh kërkon një periudhë kohe larg punës, humbjen e plotë të aftësisë për punë, ose dhe humbjen e jetës.
Në rast aksidentesh të tilla, duhet të jeni të vetëdijshëm për rrezikun me të cilin përballeni në mënyrë që të keni mbulim të mjaftueshëm sigurimi.
Për këtë arsye të pasurit e Siguracionit nga Aksidentet për Punonjësit është një domosdoshmëri për çdo kompani dhe për familjarët e punonjësit që dëmtohet.
Sigurimi nga Aksidentet do t’ju ndihmojë të përballoni situata të tilla urgjente dhe të mbuloni shpenzimet e paparashikuara.
Kushdo mund të lidhë një kontratë sigurimi vullnetar nga aksidentet duke lëshuar një policë në emër të tij ose për çdo person tjetër.
Mbulon paaftësinë e përkohshme, paaftësinë e përhershme ose humbjen e jetës të siguruarit të shkaktuar nga aksidente të ndryshme që mund të ndodhin gjatë ushtrimit të veprimtarisë profesionale ose jashtë saj.
Sigurimi nga Aksidentet për Punonjësit:
Mbulimet kryesore:
– Humbje jete në rast aksidenti
– Paaftësi e përhershme në rast aksidenti
– Paaftësi e përkohshme (Shpërblim ditor)
– Shpenzime mjekësore në rast aksidenti
Kujt mund ti ofrohet:
– Të gjitha bizneseve (Ndërtim, Miniera Fasoneri, Gostimeri, pastrim, piceri, restorant etj)
– Të gjithë individëve (Hidraulik, Elektriçist, Punëtor ndërtimi, inxhinier, arkitekt, shofer)
Përfitimet kryesore:
– Garanci financiare për punonjësin për shpenzime mjekësore nga aksidenti
– Mbështetje për familjen e punonjësit në rast paaftësie apo humbje jete
– Vlerë për punëdhënësin që i siguron punonjësit
– Garanci për punëdhënësin që detyrimet e lindura i paguan siguruesi
Ky sigurim mbulon:
– Në rast paaftësie dhe humbje jete
– Shpenzimet mjekësore ose shpërblim ditor në rast paaftësie të përkohshme si pasojë e një aksidenti.