Zjarri në biznesin vlonjat dhe sigurimi si mundësia më e zgjuar e ringritjes

Një zjarr ka përfshirë në orët e para të mëngjesit katin e parë të një mobilerie në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi në ambientet e brendshme të biznesit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur izolimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre në katet e tjera të objektit apo në bizneset përreth. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

Menjëherë lindin pyetjet njerëzore:
Si do të rikthehet ky biznes në aktivitet? A do të mund të rifillojë punën? Çfarë ndodh me të punësuarit dhe investimin e pronarit?

Sigurimi i biznesit – garancia për ringritje pas dëmit

Ngjarje të tilla tregojnë edhe njëherë rëndësinë e sigurimit të pronës dhe biznesit.
Çdo ditë, sipërmarrësit përballen me rreziqe të paparashikueshme si zjarri, përmbytjet apo fatkeqësitë e tjera natyrore. Një sigurim prone është mekanizmi i vetëm që mundëson rikuperimin financiar të menjëhershëm dhe rifillimin e aktivitetit pa pasoja të rënda ekonomike.

Filozofia e sigurimit është e thjeshtë: të rikthesh pronën dhe biznesin në gjendjen e mëparshme, përpara dëmit.

Një treg sigurimesh në rritje dhe me ndikim social

Sipas të dhënave më të fundit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, tregu shqiptar i sigurimeve është në rritje të qëndrueshme, si në numrin e kontratave ashtu edhe në vlerën e dëmeve të paguara.
Vetëm gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2025, kompanitë e sigurimeve në vend kanë dëmshpërblyer dhjetëra mijëra qytetarë dhe biznese, duke dhënë prova konkrete të rolit të tyre social dhe ekonomik.

Këto rezultate reflektojnë rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe sipërmarrësve për nevojën e mbrojtjes financiare përmes sigurimit.

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë

Shoqata nxit qytetarët dhe bizneset të ndërmarrin hapa të thjeshtë për të mbrojtur investimet e tyre, duke përfituar nga produktet e sigurimit të pronës, përgjegjësisë civile dhe sigurimit të punonjësve.

Në një kohë kur rreziqet janë gjithnjë e më të paparashikueshme, sigurimi mbetet mënyra më e mençur për të mbrojtur mundin dhe investimin e një jete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *