SIGURIMI I PRONËS: MBROJTJE PËR TY, FAMILJEN DHE TË ARDHMEN

Disa gjëra ndërtohen ngadalë por kur bëhet fjalë për pronën, shpesh duhet një jetë e tërë për ta krijuar atë.
Shtëpia nuk është thjesht një ndërtim me mure dhe çati, është vendi ku rriten fëmijët, ku ruhen kujtimet dhe ku ndërtohen ëndrrat. Një biznes nuk është vetëm një aktivitet ekonomik është përkushtim, sakrificë dhe shpresë për një të ardhme më të mirë.

Megjithatë, ndonjëherë mjafton një moment, një zjarr i papritur apo një tërmet dhe gjithçka mund të ndryshojë.

Shqipëria është një vend i ekspozuar ndaj fatkeqësive natyrore. Ngjarje si tërmeti i vitit 2019 treguan qartë se sa të mëdha mund të jenë pasojat: banesa të shkatërruara, biznese të dëmtuara dhe familje që humbën gjithçka që kishin ndërtuar ndër vite.
Në pak minuta, mundi i një jete mund të kthehet në rrënoja she në ato momente lind pyetja më e vështirë: Si mund të fillohet nga e para?

HUMBJA NUK ËSHTË VETËM MATERIALE

Kur humbet një shtëpi, nuk humbasin vetëm muret. Humbin kujtimet, siguria dhe ndjenja e stabilitetit.
Kur dëmtohet një biznes, nuk humbet vetëm malli, por edhe investimi, besimi dhe burimi i të ardhurave.

Shumë familje përballen me vështirësi të mëdha pas fatkeqësive, veçanërisht kur nuk kanë kursime apo mbështetje financiare. Pikërisht në këto momente kuptohet rëndësia e të qenit i përgatitur.

SIGURIMI I PRONËS: NJË DOMOSDOSHËRI, JO LUKS

Sigurimi i pronës shpesh shihet si një shpenzim i panevojshëm por realiteti tregon të kundërtën.

Sigurimi nuk ndalon fatkeqësitë të ndodhin por bën diferencën mes humbjes totale dhe mundësisë për t’u ringritur. Ai është një investim në sigurinë dhe stabilitetin e familjes dhe biznesit tuaj.

Veçanërisht për ata që nuk mund të përballojnë humbje të mëdha, sigurimi është një mbështetje jetike. Ai sjell jo vetëm mbrojtje financiare, por edhe paqe mendore.

PSE DUHET TË SIGUROJMË PRONËN?

Sepse fatkeqësitë nuk paralajmërojnë. Tërmetet, zjarret, përmbytjet dhe dëmtimet aksidentale ndodhin papritur.

Sepse gjithçka mund të humbasë brenda pak minutash. Ajo që është ndërtuar për vite, mund të zhduket në një moment.

Sepse sigurimi të ndihmon të ringrihesh më shpejt. Mbështetja financiare e bën rikuperimin më të lehtë dhe më të shpejtë.

Sepse mbron familjen tënde. Sigurimi është një akt përgjegjësie ndaj atyre që varen nga ty.

Sepse mbron biznesin dhe të ardhmen tënde. Për shumë familje, biznesi është burimi kryesor i jetesës.

DY REALITETE, DY ZGJEDHJE

Imagjinoni dy familje që përballen me të njëjtën fatkeqësi.

Në rastin e parë, pa sigurim, humbja është totale dhe rikuperimi i vështirë, i gjatë dhe i pasigurt.

Në rastin e dytë, me sigurim, familja përfiton mbështetje financiare, rindërton më shpejt dhe rikthen stabilitetin.

Një vendim i marrë në kohën e duhur mund të bëjë një ndryshim të madh.

MOS PRIT DERISA TË JETË VONË

Shumë prej atyre që kanë përjetuar fatkeqësi thonë të njëjtën gjë:
“Sikur ta kisha bërë më herët…”

Mos e lini të ardhmen në dorë të rastësisë.

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë ju bën thirrje të informohenj, këshillohuni me një kompani sigurimi dhe zgjidhni mbulimin që i përshtatet nevojave tuaja.

Sepse në fund, nuk bëhet fjalë vetëm për prona materiale.
Bëhet fjalë për sigurinë, stabilitetin dhe qetësinë tuaj.

Siguro pronën tënde sot, nesër mund të jetë shumë vonë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *