Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë firmos marrëveshjen e bashkëpunimit me Deutsche Sparkassenstiftung für internationale Kooperation
Shoqata e Siguruesve njoftoi në rrjetet e veta zyrtare të komunikimit me publikun nënshrkimin e një memorandumi të rëndësishë bashkëpunimi me Deutsche Sparkassenstiftung für internationale Kooperation.
“Një hap i rëndësishëm për zhvillimin dhe transformimin e sektorit të sigurimeve në Shqipëri! Sot patëm kënaqësinë të nënshkruajmë Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë dhe Deutsche Sparkassenstiftung für internationale Kooperation, në kuadër të projektit “Just Transition: Regional project on the sustainable transformation of the financial sectors of Albania”.”, njoftonte faqja zyrtare e Shoqatës.
Marrëveshja u nënshkrua nga znj. Irma Shkrepa, Country Manager e Deutsche Sparkassenstiftung dhe znj Mimoza Hajdarmataj, në cilësinë e Sekretares së Përgjithshme të Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë.
Synimet e këtij bashkëpunimi janë: forcimi i kapaciteteve të sektorit të sigurimeve, mbështetja e transformimit të qëndrueshëm financiar, promovimi i edukimit financiar dhe mbrojtjes së konsumatorit, shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave më të mira evropiane.
