12 Gusht – Dita Ndërkombëtare e Rinisë

Sot, në këtë ditë, Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë uron të gjithë të rinjtë shqiptarë që me energjinë, ëndrrat dhe guximin e tyre të ndërtojnë të ardhmen!
Por të rinj e të reja, të ndërtosh të ardhmen do të thotë edhe të mësosh si ta mbrosh atë.
Prandaj, në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, duam të përcjellim edhe një mesazh për edukimin financiar dhe sigurimet.
Të rinjtë duhet të mësojnë herët se sigurimi nuk është thjesht një dokument apo një shpenzim.
Sigurimi është një mënyrë për të menaxhuar rrezikun dhe për të mbrojtur financiarisht atë që ndërtojmë me punë.
Edukimi financiar nuk është i plotë pa edukimin për sigurimet.
Duam një brez të ri që jo vetëm di të fitojë dhe të kursejë, por di edhe të parashikojë, të menaxhojë rrezikun dhe të mbrojë atë që ka krijuar.
Ne kemi përgjegjësinë të shkojmë më pranë të rinjve në shkolla, universitete dhe komunitete dhe t’u flasim për sigurimet me një gjuhë të thjeshtë, praktike dhe të kuptueshme.
Sepse një e ardhme e mirë nuk ndërtohet vetëm me ëndrra. Ndërtohet edhe me dije, përgjegjësi dhe mbrojtje.
Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Rinisë!
Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë