Janar-gusht/ Dëmet e paguara nga kompanitë e sigurimit rritje me mbi 31%

Janar-gusht/ Dëmet e paguara nga kompanitë e sigurimit rritje me mbi 31%

TIRANË, 1 tetor/ATSH/ Pagesa e dëmeve gjatë periudhës janar-gusht 2020 u rrit me më shumë se 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Referuar të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit nga zjarri dhe forcat e natyrës me rreth 2,315 milionë lekë, apo 46.48% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Gjatë periudhës janar – gusht 2020 janë paguar gjithsej 4,981 milionë lekë dëme.

Numri i dëmeve të paguara në këtë periudhë arriti shifrën 31 164 nga të cilat 30 044 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 1 120 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës.

Në një takim të zhvilluar pak muaj më parë me drejtuesit e shoqërive të sigurimit, kreu i AMF-së, Ervin Mete kërkoi përmbylljen pa vonesa të të gjitha pagesave të dëmshpërblimit për të prekurit nga dy tërmetet që goditën vendin tonë vitin që shkoi.

/a.gjonaj//a.a//r.e/