![Sigurimet në bujqësi, minimaliste – Hajdarmataj apel fermerëve: Garantoni mundin tuaj](https://shoqatasiguruesve.al/wp-content/uploads/2021/10/mimoza-hajdarmataj-1-765x383-1-750x383.jpg)
Sigurimet në bujqësi, minimaliste – Hajdarmataj apel fermerëve: Garantoni mundin tuaj
Pavarësisht se kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e shirave, të cilat pasojnë me kushte atmosferike problematike dhe përmbytje të shumta në të gjithë vendin dhe kryesisht në bujqësi, sigurimi në këtë sektor është në nivele minimaliste, duke ekspozuar të gjithë mundin e femerëve të risk të lartë dhe në pamundësi dëmshpërblimi. Sekretarja e Përgjithshme e Shoqatës së Siguruesve, Mimoza Hajdarmataj u bën apel fermerëve të garantojnë investimet e tyre duke ia transferuar riskun kompanive.
Ndërsa ka edhe një apel për qeverinë që të ndërhyje duke i ndihmuar fermerët në këtë drejtim.
Vendi ynë është përballur me përmbytje të vazhdueshme çdo vit, ku qindra hektarë të mbjella janë shkatërruar, po ashtu edhe investime të ndryshme apo pemtari.
Burimi: http://www.scan-tv.com/sigurimet-ne-bujqesi-minimaliste-hajdarmataj-apel-fermereve-garantoni-mundin-tuaj/