Si të udhëtoni të sigurtë këtë sezon festash?
E shihni atë vezullim në çatinë e fqinjit tuaj? A mund të dëgjoni zhurmën e butë të këmbanave që bien në distancë dhe të nuhasni aromën e veçantë të pishës që përhapet në ajër? Po, i dashur lexues, pushimet pothuajse kanë ardhur, që do të thotë se është gjithashtu koha që ju të planifikoni të gjitha udhëtimet tuaja për pushime.
Udhëtimi gjatë pushimeve me siguri mund të sjellë shumë gëzim. Në fund të fundit, zakonisht do të thotë që jeni duke shkuar për të parë të dashurit tuaj ose për të shkuar në destinacionin e pushimeve të ëndrrave tuaja për ta mbyllur vitin siç duhet. Por të tillë janë edhe miliona njerëz të tjerë, të cilët mund të krijojnë një përvojë mjaft stresuese udhëtimi në aeroporte, stacione treni dhe në rrugë.
Por ajo që është me rëndësi, është që këto udhëtime të jenë të sigurta, të rehatshme dhe komode.
Çdo ngjarje e papritur apo aksidentale mund të pasohet me dëme shëndetësore dhe financiare, të cilat mund të jenë të pa përballueshme. Këto humbje mund të mbulohen shumë lehtë me një policë të “Sigurimit të Shëndetit në Udhëtim”, “Sigurimit të Jetës dhe të Shëndetit në Udhëtim”.
Kur po pyesni se “A ia vlen Sigurimi Shëndeti në Udhëtimit?”, peshoni koston e vogël të blerjes së sigurimit kundrejt kostove masive të një urgjence mjekësore jashtë shtetit.
Me një çmim mesatar prej 4 eurosh, i vlefshëm për dy javë qëndrim në vendet europiane, ju mund të përfitoni mbulim të shpenzimeve në spitalet e shtetit pritës deri në 10 mijë euro.
ÇFARË PËRFSHIN
- Vizita mjekësore urgjente
- Shpenzimet për medikamentet mjekësore
- Trajtime spitalore urgjente
- Riatdhesim
DËMET E MBULUARA
- Sëmundje akute
- Aksidente
- Humbja e jetës
Gjithashtu disa prej kompanive që operojnë në shqipëri mundësojnë edhe “Anullim Udhëtimi”.
Përveç kësaj, nëpëpërmjet një sigurimi të tillë, ju keni mundësinë të keni mjekun me vete, edhe kur jeni jashtë Shqipërisë. Mjafton të keni internet dhe mund të komunikoni me mjekun 24 orë në ditë për çdo shqetësim tuajin shëndetësor.
Nuk ka rëndësi ku ndodheni. Tashmë të gjitha kompanitë e sigurimit ofrojnë shërbimin Online, ku mund të blini në pak minuta çdo siguracion që ju nevojitet.
Jetojmë më mirë kur jemi të Siguruar!