Çfarë duhet të dimë për Sigurimin e Shtëpisë

Në jetë duam tu japim prioritet gjërave më të rëndësishme: familjes, shëndetit dhe shtëpisë ku jetojmë.

Të gjithë e dimë që jeta ka shpeshherë të papritura dhe rreziqe që mund të dëmtojnë pronën tonë dhe të na shkaktojnë probleme të mëdha financiare.

Nëse duam që të mos cënojmë buxhetin tonë familjar duke mos paguar asnjë qindarkë në rast dëmi, Sigurimi i Shtëpisë është një domosdoshmëri.

Çfarë mbulon sigurimi i shtëpisë?

Dëmet e mbuluara:

  • Zjarri
  • Rrufeja
  • Eksplozioni
  • Rënia e objekteve fluturuese nga lart

Këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:

  • Tërmeti
  • Breshëri
  • Përmbytja
  • Stuhia, etj.

Sigurimi i Shtëpisë përfshin disa lloje mbulimi.

GODINËN: E gjithë ndërtesa dhe të gjitha punimet me mure e me dritare, duke përfshirë edhe dritaret e bravat, si dhe themelet e bodrumeve;

SENDET PERSONALE: Mobiljet, orenditë, pajisjet, rrobat e çdo gjë që shërben për përdorim në shtëpi, për përdorim personal dhe për përdorim zyre private;

Çfarë dokumentesh më duhen për të bërë Sigurimin e Shtëpisë?

  • Kopje e certifikatës së pronësisë;
  • Foto të shtëpisë nga brenda dhe jashtë.

A më mbulon Sigurimi i Shtëpisë edhe dëmet që mund ti shkaktojë pronës së fqinjit?

Me Sigurimin e Përgjegjësisë Ndaj Palëve të Treta, ju mund të qëndroni të qetë nëse si pasojë e një zjarri apo përmbytjeje në pronën tuaj, dëmtohet edhe prona e fqinjit.

Të gjitha përgjegjësitë ligjore dhe financiare mbulohen nga kompania e sigurimit pasi polica juaj e sigurimit do të shërbejë për riparimin e dëmeve të shkaktuara në pronën e fqinjit.

Ku mund ta blej Sigurimin e Shtëpisë?

  • Pranë çdo zyre të kompanive të sigurimit në qytetin tuaj,
  • Edhe Online, pasi sot shumë kompani mundësojnë blerjen e çdo siguracioni edhe përmes celularit apo laptopit tuaj

Sa kushton Sigurimi i Shtëpisë në SIGAL UNIQA?

Sigurimi i Shtëpisë nga zjarri dhe rreziqet shtesë kushton jo më shumë se 1 euro për metër katror.

Sigurohuni që të rrini të qetë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *