Zjarre të fuqishëm nga SHBA në Evropë/ Si të ruani pasuritë tuaja

 

SHBA

Zjarret përfshijnë qytetin portual Aleexandropoulos në veri të Greqisë.
Autoritet lokale kanë njoftuar banorët e qytetit të mbyllin dritaret për shkak të tymit të përhapur që mund të jetë mjaft i dëmshëm.
Zjarret kanë nisur sot në mëngjes, sipas mediave greke, në 4 qyteza të vogla në zonën pyjore Melia. Janë angazhuar me qindra zjarrfikës, 5 avione dhe dy helikopterë për shuarjen e zjarreve.Gjithashtu si pasoje e tyre është bllokuar edhe rruga Egnatia, me e madhja në pjesën veriore të Greqisë.

Tenerife

Vijojnë zjarret në ishullin Tenerife në Arqipelagun Canarie në Spanjë. Erërat e forta po ndikojnë në përhapjen e zjarreve me shpejtësi, të cilat deri tani kanë shkrumbuar një sipërfaqe pyjore prej 8400 ha, më shumë se 4% të sipërfaqes totale të ishullit. Sipas Guardia Civil, deri më tani janë evakuar 12.800 banorë.

Sipas guvernatorit zjarret që kanë përfshirë ishullin prej disa ditesh tashmë, janë më të rëndat në historinë e ishujve Canarie, të famshme për turizmin.

Kanada

Rreth 30 mijë persona kanë marrë urdhër për evakuim në Canada, si pasojë e zjarreve që kanë pushtuar pjesën perëndimore të British Columbia.

Sipas autoriteteve lokale situata është jashtë kontrollit,dhe ekipet e zjarrfikësve janë duke u përpjekur të shuajnë një vatër zjarri shumë violente në afërsi të qytetit Kelowna.

 

Vapa përvëluese dhe moti i thatë këtë verë kanë kontribuar në krijimin e vatrave të zjarrit edhe në Shqipëri, sikurse tregojnë këto pamje në afërsi të fshatit turistik Qeparo të regjistruara mbrëmjen e së shtunës. Si pasojë u dogjën me dhjetëra hektarë tokë dhe u rrezikuan shtëpi dhe plantacione ullinjsh. Por shkak për situatën është bërë edhe zjarrëvënia nga banorët lokalë.

 

Të shtunën, policia shqiptare njoftoi se kishte arrestuar katër persona në 24 orët e fundit.

 

Në korrik, Shqipëria identifikoi dhe akuzoi për zjarrëvenie 14 persona.

Sigurimi nga Zjarri

Shtëpia është investimi ynë më i madh. Por asnjëherë nuk duhen harruar rreziqet që na kanosen.

Ne nuk mund të parandalojmë fatkeqësitë natyrore, por duke u siguruar mund të rikthejmë pronën tonë në gjendjen e mëparshme, pa shpenzuar vetë asnjë qindarkë.

SIGURIMI NGA ZJARRI, ofruar nga kompanitë e sigurimeve të Jo-Jetës në Shqipëri, mbulon të siguruarin nga humbjet ose dëmtimet e zjarrit të shkaktuara nga:

  • Energjia elektrike
  • Shpërthimet e gazit
  • Zjarri i shkaktuar nga rrufeja,
  • Zjarri si pasojë e rënies së mjeteve fluturuese mbi pronë apo ngarkesave të rëna nga ky mjet;
  • Zjarri i ardhur nga fqinji.

 

Çdo strukturë apo individ që ka një dokument pronësie mund të mbulohet në sigurim me një kosto financiare të përballueshme nga të gjitha shtresat e shoqërisë.

Këtij siguracioni mund ti shtohen edhe mbulime shtesë:

  • tërmeti
  • përmbytja
  • stuhitë
  • rrëshqitjet e tokës
  • breshëri etj

 

Teksa thuajse e gjithë bota është përfshirë nga fenomene të ndryshme natyrore, që kanë lënë pas dëme të mëdha në njerëz dhe prona, apeli ynë është: Mos e lini shtëpinë, biznesin apo automjetin tuaj në mëshirën e fatit. Ruani pasurinë tuaj nga katastrofat natyrore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *