“Në Shqipëri operojnë 8 kompani sigurimi me standarte evropiane, disa prej tyre me bashkëaksioner europian”/ Hajdarmataj: Hyrja në treg e një kompanie shtetërore krijon konfuzion

Qeveria ka në plan ta bëjë më detyrim sigurimin e banesës nga tërmeti, duke krijuar një agjenci të posaçme shtetërore, e cila do të menaxhojë të gjithë procesin.

 

Por ky projektligj, i cili është ende në diskutim, ka ngjallur reagime për skemën që do të përdoret, pasi disa pyetje nuk marrin përgjigje.

 

Hyrja në treg e një kompani shtetërore, vlerësohet nga Shoqata e Siguruesve si një “shtetëzim” dhe cenim i tregut të lirë.

 

Në këndvështrimin tonë, skema e propozuar nuk është korrekte, jo vetëm sepse cenon tregun e lirë, i cili numëron tetë kompani private me aksionerë të huaj dhe që kanë eksperiencën e plotë për të ofruar këtë shërbim. Mbi të gjitha kjo qasje e qeverisë vlerësohet si një shtetëzim i këtij shërbimi, kur ndërkohë kemi vite që jemi në treg të lirë. Ndaj ne e kundërshtojmë këtë skemë, por jemi pro në parim me këtë nisëm”, u shpreh për Vizion Plus Mimoza Hajadarmataj, Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë.

 

Sipas Hajdarmataj, nëse sigurimin e banesës e bën me detyrim, atëherë qytetarit i hiqet e drejta të zgjedhë. Ndërsa shton se projektligji nuk parashikon edhe katastrofa të tjera natyrore.

 

“Nëse sigurimin e banesës ia bën qytetarëve me detyrim, i ke hequr në këtë mënyrë të drejtën çdo individi të zgjedhë. Mbi të gjitha një pronë kërcënohet edhe nga katastrofa të tjera, siç janë zjarret, përmbytjet. Qytetari duhet të sigurohet sërish? Po krijojmë konfuzion në treg”, vijoi Hajdarmataj.

 

Sipas skemës së qeverisë, dëmshpërblimi përfshin vetëm dëmet në banesë, por jo kompensim për humbje jete, dëme shëndetësore apo pajisje banese.

Nëse tërmeti është më i vogël se 5 Rihter, por shoqërohet me dëme, nuk parashikohet kompensim.

 

Kronika në Vizion Plus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *