9-mujori 2023/ 139 viktima dhe mbi 1 mijë të plagosur në 863 aksidente rrugore

Numri i aksidenteve këtë shtator ka pësuar rritje në raport me një vit më parë.

Të dhënat e INSTAT, për numrin e aksidenteve, në shtator janë raportuar 93 aksidente rrugore nga 89 të ndodhura në Shtator 2022.

Sipas INSTAT, gjatë shtatorit 2023, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 122 persona, me aksidentet rrugore që në 94,6 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 25,8 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 9,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Shtator 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Shtunë me 20,4 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur të ditën e Enjte me 4,3 %.

Sa i përket nëntëmujorit 2023, në Shqipëri numërohen zyrtarisht 863 aksidente rrugore, numri i të lënduarve është 1.050 persona, ndërsa i viktimave 139.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *