Sigurimi i banesës nga tërmeti, me detyrim/ Siguruesit kundërshtojnë skemën e qeverisë

Ditën e djeshme, emisioni “Ekspres” në RTSH kishte temë dite projektligjin e qeverisë për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet.

E ftuar për të diskutuar mbi këtë temë ishte Mimoza Hajdarmataj, Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë.

 

Sipas saj, duke parë penetrimin e ulët të sigurimeve në Shqipëri, kulturën e cunguar të qytetarëve në këtë fushë dhe rreziqet natyrore që i kanosen vendit,  sigurimi i detyrueshëm është një domosdoshmëri.

 

Por, Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë kundërshton konceptin e tanishëm të qeverisë, e cila sipas saj, sjell projektligjin në formë monopoli, duke marrë vetë përsipër gjithçka.

Tregu i sigurimeve është një treg i konsoliduar, qoftë për të ofruar produkte dhe treguan edhe një stabilitet ekonomik. Ishte 40 mln euro fatura financiare që kompanitë e sigurimit paguan pas tërmeteve të vitit 2019 për ata që ishin të siguruar. Pra ekziston si produkt. Më pas është klienti që zgjedh nga se do ta sigurojë pronën, nga vjedhjet, nga zjarret, pjesë janë edhe sigurimi nga tërmetet. Këto quhen klasa që konsumatori i shton. Deri më sot ka qenë i njëjti çmim përllogaritje si në vendet e tjera që është 1 për mijë. Pra nëse siguron një pronë që kushton 100 mijë euro, diku te 100 euro është primi i sigurimit. Kjo skema që qeveria po elaboron, është e miksuar edhe si skemë sociale. Duke pas një numër të madh kontributorësh në skemë, do ketë ulje çmimi. Mendojmë që qeveria diku te 20-30 euro mund ta nxjerri si produkt në vit, por të shohim.

 

“Ajo që tregut të sigurimeve nuk i pëlqen është që është i atakueshëm sa i përket përjashtimit që i ka bërë tregut të sigurimeve. Ndërkohë që kemi një treg të liberalizuar, kemi 8 kompani që operojnë në treg, me performancë të vlerësuar. Ndërkohë ky akt vjen në formë të një monopoli, e merr përsipër qeveria për ta bërë, deri tani të paktën sepse është ende në konsultim”, deklaroi znj. Hajdarmataj.

 

Përveç Shoqatës së Siguruesve dhe ekspertëve të fushës, edhe Dhoma Amerikane e Tregtisë del kundër projektligjit të qeverisë për “Sigurimin e Detyrueshëm të Banesave nga Tërmetet”.

Sipas “AmCham Albania”, projektligji është hartuar pa u konsultuar sidomos me operatorët e tregut të sigurimeve, por edhe me ekspertë të fushës që mund të ofrojnë zgjidhje të mira mbështetur në eksperiencën që kanë, duke neglizhuar në mënyrë të përsëritur një proces konsultimi të rregullt dhe gjithpërfshirës.

Dhoma Amerikane vëren se sigurimi i parashikuar në ligj është jo i plotë, pasi parashikon sigurimin vetëm nga tërmetet, dhe jo nga fatkeqësitë e tjera natyrore si zjarret apo përmbytjet dhe siguron vetëm banesën dhe jo lëndimet dëmet indirekte që mund të shkaktohen nga katastrofat.

 

Intervista e plotë e znj. Hajdarmataj:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *