Banorët e pallatit të djegur në Tiranë dy muaj pa zgjidhje. Por zgjidhja është shumë e thjeshtë: Sigurimi
Më datë 14 shtator një pallat 10-katësh në rrugën ‘Sali Butka’ në zonën e njohur si ish-Parku i Autobusëve në Tiranë u përfshi nga flakë të mëdha, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Dy muaj pas ngjarjes banorët e pallatit u mblodhën pranë Bashkisë Tiranë duke bërë thirrje për t’u informuar deri në çfarë faze janë punimet dhe për sa kohë pallati do të jetë gati që ata të mund të futen në hyrjet e tyre.
Sa i përket ngjarjes në fjalë ende nuk është zbardhur ekspertiza e plotë, ndërsa banorët janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi me qira të paguar nga vetë ata derisa të bëhet e mundur që pallati të rregullohet plotësisht.
SA SHUMË NEVOJË KEMI PËR TË QENË TË SIGURUAR
Vetëm në Tiranë, digjen çdo vit qindra banesa. Për këtë arsye kemi apeluar në vazhdimësi tek qytetarët dhe bizneset që ti shohin siguracionet si e vetmja mundësi që çdo barrë financiare e ardhur nga të tilla ngjarje të kalojë te kompania e sigurimit.
DËMET QË MBULON SIGURIMI I PRONËS
Sigurimi i Pronës mbulon humbjen, dëmtimin apo shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar apo aksidentale si pasojë e:
- Zjarrit
- Rrufesë
- Eksplozionit
- Rënia e objekteve fluturuese nga lart, etj.
Këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:
- Tërmeti
- Breshëri
- Përmbytja
- Stuhia, etj.
SIGURIMET MUNDËSOJNË NJË QYTETAR ME DINJITET DHE TË PAVARUR
Sigurimet e bënjë individin shumë të fuqishëm dhe të pavarur. Sepse, ekzistenca e një kontrate sigurimi është shumë më e fuqishme se çdo kontratë tjetër.
E nënshkruar nga të dyja palët ajo gjithmonë do të japë zgjidhje, duke mos e detyruar qytetarin të endet zyrave të institucioneve për të kërkuar ndihmë.
Bota sot është kaq e zhvilluar, kaq e qytetëruar edhe për faktin se sigurimet kanë qenë gjithmonë mburoja e këtyre tregjeve, mburoja e të gjithë pasurive. Sepse sigurimet janë mekanizmi që rikthejnë çdo pasuri në gjendjen e mëparshme, pavarësisht vlerës që mund të ketë dëmi.
A jeni gati për ta blerë?
Kompanitë e sigurimeve në Shqipëri e mundësojnë këtë produkt edhe online, duke ua thjeshtësuar procesin, por mbi të gjitha me një prim vjetor më pak se një kafe në ditë.
Siguroni pronën tuaj dhe jetoni të qetë