Përse makina jonë ka nevojë për Sigurimin KASKO

Automjeti është shndërruar në një mjet të rëndësishëm pune. Me të shkojmë dhe kthehemi nga puna; dërgojmë dhe marrim fëmijët nga shkolla; dalim jashtë qytetit dhe shumë e shumë aktivitete të tjera. Por teksa numri i tyre rritet, bashkë me to rriten edhe rreziqet.

Trafiku i rënduar, gjendja e rrugëve, kushtet atmosferike por edhe aktet keqdashëse janë kërcënim për automjetin tonë.

Nga ana tjetër, dëmet kushtojnë mjaft shtrenjtë nëse askush nuk garanton mbulimin e tyre.

Prandaj, përveç Sigurimit të Detyrueshëm TPL, ne ju sygjerojmë që automjeti juaj të ketë edhe Sigurimin KASKO.

Ky i fundit është i vetmi sigurim motorrik që mbulon gabimet e të tjerëve, gabimet tuaja por edhe “gabimet” e natyrës.

 

 Rreziqet që mbulon KASKO:

  • Dëmtimet aksidentale
  • Thyerja e xhamave
  • Zjarr, rrufe, eksplozion
  • Katastrofa natyrore
  • Dëmtim në parkim pa autor
  • Vjedhje e pjesshme
  • Vjedhja e plotë
  • Aktet keqdashëse
  • Shërbim GPS

 

Nëse jeni duke kërkuar sigurimin e duhur për makinën tuaj, i cili do t’ju mbroj financiarisht nga shumë ngjarje, atëherë zgjidhni KASKO.

Kompanitë e sigurimeve në Shqipëri janë gjithmonë pranë klientëve të tyre, duke paguar dëmet në kohë por edhe duke sjellë vazhdimisht produkte që ua bëjnë jetën më të bukur dhe mbi të gjitha më të sigurt.

Siguroni automjetin sot, shmagni kostot nesër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *