Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim/ “Shoqëruesi” që duhet ta kemi gjithmonë me vete, në çdo udhëtim jashtë Shqipërisë

Udhëtimi jashtë vendit është një përvojë emocionuese, por mund të ndodhin sëmundje dhe aksidente të paparashikueshme. Ndërsa faturat mjekësore që rezultojnë nga kjo mund të jenë dërrmuese.

Sigurimi “Shëndeti në Udhëtim” është shumë i rëndësishëm dhe i domosdosshëm para çdo udhëtimi pasi ju mbron financiarisht në rast sëmundjeje ose aksidenti kur udhëtoni jashtë Shqipërisë.

Ky siguracion ofron përfitimet kryesore mjekësore apo të riatdhesimit në rast urgjence cilido qoftë destinacioni juaj.

ÇFARË PËRFSHIN

• Vizita mjekësore urgjente
• Shpenzimet për medikamentet mjekësore
• Trajtime spitalore urgjente
• Riatdhesim

 

DËMET E MBULUARA

• Sëmundje akute
• Aksidente
• Humbja e jetës

Pajisja me sigurimin “Shëndeti në Udhëtim” ofron garanci për ju për çdo të papritur shëndetësore me të cilën mund të përballeni gjatë ditëve të qëndrimit tuaj jashtë Shqipërisë.

Ndaj para se të niseni për një udhëtim jashtë Shqipërisë, mos harroni të kini bashkë me pasaportat tuaja edhe “Shëndeti në Udhëtim”.

Për më tepër që sot, kompanitë shqiptare të sigurimeve e mundësojnë këtë siguracion edhe online.

Çmimi i siguracionit ndryshon në varësi të ditëve të qëndrimit dhe zonës së mbulimit (destinacioni i udhëtimit).

 

UDHËTONI TË SIGURT, KUDO NË BOTË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *