Dimri rrit rrezikun për zjarre/ Siguronin pronën, siguroni të ardhmen

Tashmë që jemi në stinën e dimrit dhe kur mjetet për ngrohje dhe gatim përdoren masivisht, nuk mungojnë rastet kur banesa dhe biznese janë shkrumbuar nga flakët.

 

Por fatkeqësisht asnjëra nuk ka qenë e siguruar me reflektimin qytetar që mbetet në nivele minimale.

 

Por çfarë duhet të bëjmë për të qenë të mbrojtur?

 

Shtëpia apo biznesi janë investimet tona më të mëdha. Por asnjëherë nuk duhen harruar rreziqet që na kanosen.

 

Sigurimi i Pronës, duke përfshirë sigurimin nga zjarri, ju mbron nga një rrënim financiar.

 

Nëse keni një kredi, ju kërkohet automatikisht të keni edhe Sigurimin e Shtëpisë, por është një ide e mirë që ta keni atë edhe nëse nuk keni një të tillë.

 

Nëse nuk keni mundësi që të mbuloni kostot e rindërimit të shtëpisë nga xhepi juaj, Sigurimi i Pronës është një domosdoshmëri.

 

Çfarë mbulon Sigurimi i Pronës?

 

Dëmet e shkaktuara nga:

  • Energjia elektrike
  • Zjarri
  • Rrufeja
  • Eksplozioni
  • Rënia e objekteve fluturuese nga lart

 

Këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:

 

  • Tërmeti
  • Breshëri
  • Përmbytja
  • Stuhia, etj.

 

A më mbulon Sigurimi i Shtëpisë edhe dëmet që mund ti shkaktojë pronës së fqinjit?

 

Me Sigurimin e Përgjegjësisë Ndaj Palëve të Treta, ju mund të qëndroni të qetë nëse si pasojë e një zjarri apo përmbytjeje në pronën tuaj, dëmtohet edhe prona e fqinjit.

 

Të gjitha përgjegjësitë ligjore dhe financiare mbulohen nga kompania e sigurimit pasi polica juaj e sigurimit do të shërbejë për riparimin e dëmeve të shkaktuara në pronën e fqinjit.

 

Ku mund ta blej Sigurimin e Shtëpisë/Biznesit?

 

Pranë çdo zyre të kompanive të sigurimit në qytetin tuaj, ndërsa disa prej kompanive të sigurimit e ofrojnë edhe Online.

 

Çmimi? Më pak se një kafe në ditë.

 

Kompania e sigurimit mbulon kostot e riparimit dhe kthimit të objektit apo aseteve në gjendjen para dëmit. Ndërkohë çdo strukturë që ka një çertifikatë pronësie mund të mbulohet në sigurim.

 

Mos harrojmë! Mbrojtja financiare që fitoni me policën e Sigurimit nga Zjarri është e vetmja mbrojtje e garantuar dhe mund ta keni që sot.

SIGURONI PRONËN, SIGURONI TË ARDHMEN

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *