Sëmundjet kardiovaskulare nuk po parandalohen/ Si na vjen në ndihmë Sigurimi Privat i Shëndetit

Parandalimi për sëmundjet kardivaskulare nuk po ecën me nivelet e duhura, ndërkohë që në botë 20 mln njerëz në vit humbin jetën nga to.  E ndërkohë që problemet kardiake janë shkaku kryesor i vdekjeve, rreth 80% e rasteve janë të parandalueshme.

Faktorët kryesore janë hipertensioni, kolesteroli i lartë, regjimi ushqimor jokorrekt, ndotja atmosferike dhe të gjithë janë të modifikueshëm e mund të reduktojnë mortalitetin.

Sipas një raporti që vlerëson statikstikat nga 1990-2022 e  impaktin e riskut ndër këto vite, rezulton se ka një rritje të ndjeshme, pasi në vitin 90 ishin 12 mln humbje jetë, kundër 20 mln që janë sot. Infarkti është shkaku kryesor, ndjekur nga hemoragjia cerebrale dhe iktus ishemik.

Në raport parashikohet që në 2030 kjo shifër të arrijë në 24 mln, me një mesatare prej 66 mjë personash në ditë.

Për këtë, është mjaft e rëndësishme të incentivohen aktivitetet e parandalimit në mënyrë të thellë dhe ku të përfshihen të gjithë aktorët e mundshëm.

 

Të sigurosh shëndetin do të thotë të kujdesesh për të!

 

Çfarë është sigurimi i shëndetit?

 

Sigurimi i Shëndetit është një investim për shëndetin tuaj, i cili mbulon kostot për kujdesin shëndetësor dhe shpenzimet e tjera mjekësore.

 

Si funksionon ky shërbim?

 

Çdo kërkesë e Juaja, përveç marrjes së shërbimit të paketës Check Up, shqyrtohet fillimisht nga stafi mjekësor i kompanisë në bashkëpunim me poseduesin e kontratës.

Ju informoheni me shkrim ose/dhe verbalisht për mbulimin e shërbimeve në kohë reale, për shërbimet që merren në rrjetin spitalor të siguruesit.

 

Sëmundjet dhe rastet akute nuk zgjedhin. Sigurimi i shëndetit është mënyra më efikase për t’i paraprirë.

 

Nëse bleni policën e shëndetit ju përfitoni:

◾Mundësi diagnostikimi,kurimi dhe trajtimi në spitalet më të mira në Shqipëri dhe në mbarë botën

◾Rimbursimi në kohë rekord të shpenzimeve mjekësore

◾Shërbim mjekësor profesional

◾Asistencë në përzgjedhjen e spitalit, organizimin dhe transferimin

◾Pagesë direkte nëpër spitale dhe klinika

Kompanitë e sigurimeve në Shqipëri ofrojnë paketa sigurimi shëndetësor njësoj si çdo kompani tjetër në Evropë dhe Botë.

 

Përkujdesuni sepse shëndeti është mbi të gjitha. 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *