Cili sigurim mbron makinën tonë nga fatkeqësitë natyrore?
Një stuhi e fortë me shi dhe erëra me shpejtësi 150 km/orë la të paktën 14 të vdekur, shkaktoi dëme të shumta materiale dhe paralizoi lëvizjen në disa qytete në Argjentinën qendrore. Po ashtu nga stuhia u regjistruan dy të vdekur në Uruguain perëndimor.
Erërat e forcës së uraganit, krijuar nga “një masë e madhe ajri i ngrohtë dhe i lagësht që u aktivizua nga kalimi i një fronti të ftohtë”, shpjeguan meteorologët për AFP.
Sipas Indeksit të Riskut Botëror, Shqipëria del si vendi me riskun më të lartë nga katastrofat natyrore në mbarë Europën.
Fatkeqësitë natyrore mund të ndodhin në çdo kohë, duke shkaktuar dëme të mëdha në sendet tuaja pikërisht atëherë kur nuk e prisni.
Ashtu si prona jonë, edhe automjetet tona mund të dëmtohen rëndë, madje edhe mund të shkatërrohen fare, në fatkeqësi natyrore.
Prandaj, këshillohet të ndërmerrni hapa paraprakisht për sigurimin e makinës suaj, në mënyrë që të mos keni nevojë të paguani për dëmet nga xhepi.
Cili sigurim mbron automjetin tonë nga fatkeqësitë natyrore?
KASKO është i vetmi sigurim që mundëson diçka të tillë.
Nëse keni lidhur kontratë Sigurimi KASKO, 8 kompanitë e Jo-Jetës në Shqipëri ju garantojnë kompensimin e dëmit material të shkaktuar në automjetin tuaj në rastin e fatkeqësive natyrore.
Çfarë mbulon konkretisht Sigurimi KASKO?
- Dëmtimet aksidentale
- Zjarr-Rrufe-Eksplozion
- Katastrofat natyrore
- Dëmtimet në parkim
- Thyerja e xhamave
- Vjedhja
- Shërbim GPS
Ndërsa, kundrejt një vlere të caktuar, të njëjtat mbulime mund ti keni edhe kur jeni duke udhëtuar me automjetin tuaj jashtë Shqipërisë.
Automjeti është shndërruar në një mjet të rëndësishëm pune. Me të shkojmë dhe kthehemi nga puna; dërgojmë dhe marrim fëmijët nga shkolla; dalim jashtë qytetit dhe shumë e shumë aktivitete të tjera. Por teksa numri i tyre rritet, bashkë me to rriten edhe rreziqet.
Trafiku i rënduar, gjendja e rrugëve, kushtet atmosferike por edhe aktet keqdashëse janë kërcënim për automjetin tonë.
Ndaj zgjidhni sigurimin e duhur për automjetin tuaj, zgjidhni Sigurimin KASKO