Europa në luftë me përmbytjet dhe acarin/ Ndryshimet klimatike, kërcënim edhe për Shqipërinë. Pse na nevojiten sigurimet

I ftohti ekstrem që ka përfshirë një pjesë të madhe të vendeve nordike çoi në një kaos të madh në transportin rrugor. Mbi 1000 automjete u bllokuan, ndërsa ekipet e shpëtimit punuan gjatë natës për të evakuuar njerëzit të cilët kishi mbetur në një autostradë në zonën Skane të Suedisë jugore.

Ushtria mobilizoi automjete për të ndihmuar në evakuimin dhe për të sjellë ushqim dhe ujë për ata që ishin bllokuar.

Stacioni i motit Kvikkjokk-Arrenjarka, në veri të Suedisë, regjistroi natën e tij më të ftohtë në 25 vjet ku temperaturat ranë në -43.6 gradë Celcius.

Në Lulea, rreth 900 kilometra në veri të Stokholmit dhe rreth 150 kilometra në jug të Rrethit Arktik, temperatura ra në -38 gradë ndërsa raportohet gjithashtu edhe për ndërprerje të energjisë elektrike.

Shumë njërëz kanë raportuar probleme me shëndetin për shkak të të ftohtit ekstrem.

Acari dhe përmbytjet kanë shkaktuar probleme edhe në Gjermani e në disa shtete të tjera të Europës Perëndimore.

Sinoptikanët kanë parashikuar reshje shiu dhe mot të ftohtë dhe temperatura të ulëta përgjatë gjithë fundjavës, si dhe borë, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të pranojnë evakuuimin si dhe të mos udhëtojnë pasi do të ketë ngrica.

 

PSE SIGURIMI ËSHTË MËNYRA MË E MIRË PËR TU MBROJTUR FINANCIARISHT?

 

Shtëpia apo biznesi janë investimet tona më të mëdha. Por asnjëherë nuk duhen harruar rreziqet që na kanosen.

Sigurimi i Pronës, duke përfshirë sigurimin nga një sërë rreziqesh, ju mbron nga një rrënim financiar.

Nëse nuk keni mundësi që të mbuloni kostot e rindërimit të shtëpisë nga xhepi juaj, Sigurimi i Pronës është një domosdoshmëri.

Sigurimi i Pronës: Ngjarjet e papritura dhe aksidentale mund të shkaktojnë dëme të pariparueshme në pak sekonda, duke lënë pas vetëm hi dhe kujtime. Sigurimi i Pronës ofron një mburojë mbrojtëse kundër këtyre rreziqeve.

Sigurimi jo vetëm mbulon kostot e rindërtimit dhe riparimit, por gjithashtu na ndihmon të qëndrojmë të qetë duke ditur se pasuritë tona janë të mbrojtura.

Përse është e Rëndësishme: Duke siguruar pronat tona dhe duke mbajtur përgjegjësi për hapësirat publike që menaxhojmë, ne jo vetëm që mbrojmë investimet dhe pasuritë tona, por gjithashtu kontribuojmë në një shoqëri më të sigurt dhe më të përgjegjshme.

Sigurimi na ndihmon të parandalojmë humbjet financiare dhe emocionale që mund të shkaktohen nga aksidentet e papritura.

Të bëhemi qytetarë të përgjegjshëm, të pavarur dhe me dinjitet: Le të bëhemi të gjithë pjesë e një komuniteti që vlerëson sigurinë dhe përgjegjësinë.

Investimi në sigurimin e pronës nuk është vetëm një veprim i mençur financiar, por gjithashtu një shenjë e kujdesit dhe respektit ndaj vetes dhe të tjerëve.

Duke patur një policë Sigurimi ne jemi qytetarë të pavarur dhe dinjitozë, pa patur nevojë të trokasim dyerve të institucioneve për ndihmë apo të presim disa vite për rikuperimin e dëmit.

 

Çfarë mbulon Sigurimi i Pronës?

 

Ky sigurim mbulon dëmet e shkaktuara nga:

 

  • Energjia elektrike
  • Zjarri
  • Rrufeja
  • Eksplozioni
  • Rënia e objekteve fluturuese nga lart

 

Këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:

 

  • Tërmeti
  • Breshëri
  • Përmbytja
  • Stuhia
  • Etj

Kompanitë e sigurimit mbulojnë kostot e riparimit dhe kthimit të objektit apo aseteve në gjendjen para dëmit.

 

Sigurimi KASKO i automjetit

Katastrofat natyrore nuk dëmtojnë vetëm banesat dhe bizneset por edhe automjetet.

Siguracioni KASKO, si i vetmi siguracion automjeti që mbulon gabimet tuaja, gabimet e të tjerëve por dhe gabimet e natyrës!

Çfarë mbulon tjetër KASKO, përveç se katastrofave natyrore?

  • Dëmtime Aksidentale
  • Thyerja e xhamave
  • Zjarr, Rrufe, Eksplozion
  • Vjedhja e pjesshme ose e plotë
  • Dëmtim ne parkim nga mjet tjetër
  • Dëmtimi nga akte keqdashëse

 

Por mos harroni as Sigurimin e Shëndetit në mënyrë që kostot spitalore dhe jo vetëm të mos i paguani nga xhepi në rast të papriturash shëndetësore.

 

Shqipëria mbetet një vend i ekspozuar dhe i rrezikuar ndaj katasrofave natyrore. Me ndryshimet klimatike këto katasrofa mund të jenë fatale për shqiptarët. Ndaj Sigurohuni dhe kthejini diellin jetës suaj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *