Dimri sapo trokiti/ Si të jemi të mbrojtur në shtëpi dhe në rrugë me Sigurimin e Pronës dhe atë KASKO
Tashmë që jemi në stinën e dimrit dhe kur mjetet për ngrohje dhe gatim përdoren masivisht, nuk mungojnë rastet kur banesa dhe biznese janë shkrumbuar nga flakët.
Por fatkeqësisht shumë pak prej tyre janë të siguruara duke rënduar kështu financat e vetë qytetarëve.
Por çfarë duhet të bëjmë për të qenë të mbrojtur?
Shtëpia apo biznesi janë investimet tona më të mëdha. Por asnjëherë nuk duhen harruar rreziqet që na kanosen.
Sigurimi i Pronës, duke përfshirë edhe sigurimin nga zjarri, ju mbron nga një rrënim financiar.
Nëse keni një kredi, ju kërkohet automatikisht të keni edhe Sigurimin e Shtëpisë, por është një ide e mirë që ta keni atë edhe nëse nuk keni një të tillë.
Nëse nuk keni mundësi që të mbuloni kostot e rindërimit të shtëpisë nga xhepi juaj, Sigurimi i Pronës është një domosdoshmëri.
Çfarë mbulon Sigurimi i Pronës?
Dëmet e shkaktuara nga:
- Zjarri
- Rrufeja
- Eksplozioni
- Rënia e objekteve fluturuese nga lart
Këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:
- Tërmeti
- Breshëri
- Përmbytja
- Stuhia, etj.
A më mbulon Sigurimi i Shtëpisë edhe dëmet që mund ti shkaktojë pronës së fqinjit?
Me Sigurimin e Përgjegjësisë Ndaj Palëve të Treta, ju mund të qëndroni të qetë nëse si pasojë e një zjarri apo përmbytjeje në pronën tuaj, dëmtohet edhe prona e fqinjit.
Të gjitha përgjegjësitë ligjore dhe financiare mbulohen nga kompania e sigurimit pasi polica juaj e sigurimit do të shërbejë për riparimin e dëmeve të shkaktuara në pronën e fqinjit.
Sot, disa prej kompanive të sigurimit të Jo-Jetës në Shqipëri e ofrojnë këtë sigurim edhe Online.
Sigurimi KASKO
Sa herë moti ka “tekat” e tij, mendja na shkon edhe tek makina, që për ne, shqiptarët, është shumë e rëndësishme.
Një dëm i pësuar jo vetëm që na bllokon lëvizjen por na shkakton edhe dëme të mëdha financiare.
PSE NA NEVOJITET SIGURIMI KASKO?
Siguracioni që kërkon polici në rrugë (TPL) mbulon dëmet që ti si shkaktar aksidenti i shkakton një personi ose automjeti tjetër.
Ndërsa mbulimin e plotë të çdo dëmi, si në rast aksidenti apo dëme të tjera të paparashikuara që mund të ndodhin në rrugë, përfshirë edhe kushtet e motit, e bën vetëm SIGURIMI KASKO.
Në varësi edhe të kompanive të sigurimit, SIGURIMI KASKO mbulon:
- Dëmtimet aksidentale
- Thyerjen e xhamave
- Zjarr-Rrufe-Eksplozion
- Katastrofat natyrore
- Dëmtimet në parkim (pa autor)
- Vjedhja
- Transport me karroatrec
- Sigurim për jashtë vendit
- Shërbim GPS
MOS HARROJMË! Sigurimi na ndihmon të parandalojmë humbjet financiare dhe emocionale që mund të shkaktohen nga aksidentet e papritura.
Të bëhemi qytetarë të përgjegjshëm, të pavarur dhe me dinjitet duke qenë pjesë e një komuniteti që vlerëson sigurinë dhe përgjegjësinë.
Investimi në sigurimin e pronës (biznes apo banesë) por edhe të pasurive të tjera siç është edhe makina, nuk është vetëm një veprim i mençur financiar, por gjithashtu një shenjë e kujdesit dhe respektit ndaj vetes dhe të tjerëve.
Duke patur një policë Sigurimi ne jemi qytetarë të pavarur dhe dinjitozë, pa patur nevojë të trokasim dyerve të institucioneve për ndihmë apo të presim disa vite për rikuperimin e dëmit.
SIGUROHUNI DHE KTHEJINI DIELLIN JETËS SUAJ!