Lëkundjet sizmike që “rizgjuan” Shqipërinë/ Sa i domosdosshëm është Sigurimi nga Tërmeti

Tërmeti i orëve të para të mëngjesit të 14 janarit rikthyen edhe një herë në Shqipëri frikën nga lëkundjet sizmike por edhe nevojën imediate që kemi për tu mbrojtur përballë rreziqeve të tilla.

Shqipëria, e vendosur gjeografikisht brenda një rajoni me aktivitet të lartë sizmik, ka përjetuar disa tërmete të fuqishme, më i fundit ai i nëntorit 2019, duke nxitur individët dhe bizneset të mendojnë për domosdoshmërinë e mbrojtjes së pronave të tyre kundrejt fatkeqësive të tilla natyrore.

 

Teksa pasiguritë për të ardhmen vazhdojnë debati rreth sigurimit intensifikohet, ndërsa peshimi i shpenzimeve kundrejt përfitimeve bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm.

 

Çfarë roli luan Sigurimi nga Tërmetet?

 

Sigurimi nga Tërmetet shërben si një rrjet sigurie financiare përballë lëkundjeve sizmike. Ndryshe nga sigurimi standard i pronës, i cili zakonisht përjashton dëmet e lidhura me tërmetet, ky mbulim i specializuar ndërhyn për të lehtësuar ndikimin financiar të dëmtimit strukturor, humbjes së pronës dhe shpenzimeve të lidhura me dëmtimet nga tërmetet.

 

Vendimi për të marrë sigurimin ndaj tërmeteve është në fund të fundit një vendim personal. Disa mund ta perceptojnë atë si një shpenzim shtesë, të tjerë e shohin atë si një mburojë jetike kundër ngjarjeve katastrofike të paparashikuara.

 

ÇFARË PËRFSHIN SIGURIMI I PRONËS:

• Dëmshpërblim për pasurinë e paluajtshme
• Dëmshpërblim për pasurinë e luajtshme
• Shpenzimet për të mënjanuar/minimizuar dëmin
• Shpenzimet e pastrimit

DËMET E MBULUARA:

• Zjarr
• Rrufe
• Eksplozion
• Rënia e objekteve fluturuese nga lart

Ndërkohë, këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:

• Tërmeti
• Breshëri
• Përmbytja
• Stuhia, etj.

 

 Sa kushton Sigurimi i Pronës?

Kompanitë e sigurimeve në Shqipëri e ofrojnë këtë shërbim të nevojshëm me një vlerë minimale, e cila nuk i kalon 1 euro për metër katror ose thënë ndryshe më pak se një kafe në ditë.

 

Siguroni pronën tuaj dhe jetoni të qetë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *