Zjarr përmbytje, tërmete, çfarë presim më? Me kaq shumë rreziqe rrotull, pse nuk sigurohen shqiptarët?

Java që po mbyllim ka qenë e tejmbushur me lajme që lidhen me zjarret në banesa. Nga Memaliaj në Durrës, nga Kamza në Fushë Krujë, nga Shijaku në Fier, disa shtëpi janë shkrumbuar këto ditë si pasojë e zjarreve të rëna.

 

Shkaqet kanë qenë të ndryshme por përfundimi i njëjtë: dëme të mëdha materiale dhe familje që mbeten në qiell të hapur.

 

Pa harruar edhe lëkundjet e tërmetit që rikthyen edhe një herë tek shqiptarët faktin se Shqipëria ndodhet në një rajon gjeografik shumë aktiv sizmiologjikisht.

 

Por si mund të jemi të mbrojtur financiarisht përballë ngjarjeve aksidentale dhe të papritura?

 

Çdo familje apo biznes duhet ta ketë të siguruar pronën e tij. Ky sigurim, që përfshin edhe sigurimin nga zjarri, ju mbron nga një rrënim financiar në rast të një ngjarjeje aksidentale.

 

Nëse nuk keni mundësi që të mbuloni kostot e rindërimit të shtëpisë nga xhepi juaj, Sigurimi i Pronës është një domosdoshmëri.

 

Çfarë mbulon ky sigurim?

 

Dëmet e shkaktuara nga:

 

  • Zjarri
  • Rrufeja
  • Eksplozioni
  • Rënia e objekteve fluturuese nga lart

 

Këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:

 

  • Tërmeti
  • Breshëri
  • Përmbytja
  • Stuhia
  • Etj…

 

Po nëse i shkaktoj dëme pronës së fqinjit, a më mbulon Sigurimi i Shtëpisë?

 

Me Sigurimin e Përgjegjësisë Ndaj Palëve të Treta, ju mund të qëndroni të qetë nëse si pasojë e një zjarri apo përmbytjeje në pronën tuaj, dëmtohet edhe prona e fqinjit.

 

Të gjitha përgjegjësitë ligjore dhe financiare mbulohen nga kompania e sigurimit pasi polica juaj e sigurimit do të shërbejë për riparimin e dëmeve të shkaktuara në pronën e fqinjit.

 

Pak ndërgjegjësimi qytetar për Sigurimin e Pronës. Indiferentë apo mungesë kulture?

 

Shqiptarët duken të prirur të sigurohen vetëm me atë produkte që janë me detyrim duke bërë që sigurimet e detyrueshme të zenë përqindjen më të madhe të tregut në Shqipëri.

 

Por nuk duhet harruar se viti nuk ka vetëm ditë me diell. Ka ditë me shi, përmbytje, katastrofa natyrore, tërmetet etj, fenomene të cilat po shpeshtohen vit pas viti dhe për të cilat Banka Botërore ka ndezur alarmin e kuq sa i përket rrezikut që i kanoset Shqipërisë

 

Por përse shqiptarët vazhdojnë të shpenzojnë më pak për sigurime ndërkohë që rreziqet sa vijnë dhe shtohen?

 

Kjo ka dy arsye kryesore: E para, për shkak të kaluarës komuniste ku për gjithçka përgjigjej shteti, kultura e sigurimit është shumë e ulët dhe e dyta, është mungesa e një sërë ligjesh që i bëjnë më të domosdoshme dhe më të rëndësishme sigurimet tek çdo qytetar.

 

Pse europianët nuk e mendojnë jetën pa sigurime dhe çfarë përfitojnë më shumë se ne?

 

Përfitimet nga sigurimet janë të njëjta, si në Shqipëri ashtu edhe në Europë e kudo pasi kontratat e sigurimit janë të njëjta. Por ndryshimi është se ne ende nuk e kemi kulturën e sigurimeve dhe pavarësisht rreziqeve mund ta mendojmë jetën tonë pa një sigurim shëndeti, sigurim shtëpie, makine apo pension pension. Një i huaj nuk mund ta mendojë.

 

Tregu i Sigurimeve i konsoliduar, çmimi i sigurimit i minimal

 

Pas tërmeteve të vitit 2019 u shkaktuan shumë dëme materiale dhe jetësore. Tregu i sigurimeve ju gjend pranë të gjithë të dëmtuarve duke i vlerësuar dëmet e shkaktuara dhe duke i likuiduar në kohë rekord.

 

Familjarët dhe bizneset e siguruara ishte e vetmja shtresë që nuk u “stresua” për kostot financiare të dëmeve të shkaktuara. Vlera monetare e dëmeve të paguara vetëm në atë periudhë kalon shifrën e 40 milionë eurove.

 

Qëllimi i sigurimit të pronës është të minimizojë kostot e mundshme të katastrofave natyrore dhe me natyrë njerëzore në ekonominë dhe shoqërinë shqiptare.

 

Për fatin e mirë të të gjithë pronarëve apo bizneseve, pajisja me një sigurim prone është ende mjaft e lirë në vendin tonë. Teksa një metër katror ndërtim në Tiranë kushton minimalisht mbi 1000 Euro, sigurimin e Pronës mund ta bënin tuajën duke nisur nga vetëm 1 euro për m2.

 

Familjet apo bizneset, sado të kenë kursyer dhe vënë para mënjanë, ashpërsia e goditjes nga ngjarje të papritura mund të jetë shumë herë më e madhe se këto fonde. Dhe për të mbuluar riskun e mospërballimit ekonomik nga fenomene si zjarri, tërmeti, përmbytja etj, shoqëritë e sigurimit kanë qenë ndër shekuj dhe mbeten akoma mekanizmi mbrojtës për financat tona.

 

Duke transferuar riskun te kompania e sigurimit, qytetari dhe biznesin fiton sigurinë e vazhdimësisë së jetës aty ku e ka lënë. Ndaj secili duhet të sigurojë gjithçka posedon duke mos i lënë asgjë rastësisë.

 

Mbrojeni pronën tuaj nga humbja, dëmtimi apo shkatërrimi nga ngjarje të papritura apo aksidentale.

 

Kontaktoni me një nga 8 kompanitë e sigurimit të jo-jetës në Shqipëri për të marrë një ofertë.

 

Mos harroni! Sigurimi i Pronës nuk është shpenzim por investim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *