Ngrohja globale – Guvernatori Sejko: Indeksi global e rendit Shqipërinë mes vendeve më të riskuara/ Rëndësia e të qënurit i siguruar
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko thotë se ndryshimet klimatike do të kenë ndikim edhe në ekonominë shqiptare.
Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me drejtoreshën e BERZH-it, ku prezantoi raportin e këtij institucioni për tranzicionin, numri një i Banjës së Shqipërisë u shpreh ndër të tjera se, “indeksi golbal e rendit Shqipërinë mes vendeve vulnerabël sa i përket ndryshimeve klimatike”.
“Gjej me vend të theksoj se indeksi global e rendit Shqipërinë mes vendeve vulnerabël sa i përket ndryshimeve klimatike. Ne jemi të ndërgjegjshëm se ndryshimet klimatike do kenë implikim për ekonominë. Ndonëse bankat qendrore nuk kanë aktorë primarë, Banka e Shqipërisë ka vendosur të japë kontributin e saj në këtë drejtim. Në monitorimin e rreziqeve klimatike, për momentin pranojmë se ka një hendek të madh në lidhje me të dhënat për klimën. Ne kemi rritur dijet tona për pasojat e ndryshimeve klimatike. Në promovimin e financave të gjelbra, kemi miratuar strategjinë e menaxhimit për periudhën 2023-2025″, tha ndër të tjera Sejko.
BOTA PO “MBINXEHET” – TEMPERATURA MË TË LARTA, STUHI MË INTENSIVE DHE ZJARRE/ NDRYSHIMET KLIMATIKE KËRCËNOJNË EDHE SHQIPËRINË
Bota jonë e mbinxehur, me gjasë do të thyejë për herë të parë një limit të rëndësishëm temperature. Shkencëtarët paralajmërojnë se ka një mundësi prej 66%, që të tejkalohet pragu i ngrohjes globale prej 1.5 gradë celsius, mes periudhës aktuale dhe 2027-s.
Shanset po rriten për shkak të emetimeve nga aktivitetet njerëzore plus “El Nino”, fenomen që pritet të trazojë globin në vijim.
Sipas parashikimeve, i gjithë globi do të përballet me zjarre, stuhi, përmbytje etj.
Në 150 vitet e fundit, 4 mijë katastrofa natyrore në Shqipëri
Sipas raportit 2018, të FAO (Food and Agriculture Organization, të Kombeve të Bashkuara) në Shqipëri në 150 vitet e fundit kanë ndodhur 4000 katastrofa natyrore. Vetëm në 20 vitet e fundit nga përmbytjet e mëdha është shpallur tre herë gjendja e “Katastrofës Natyrore”.
Shqipëria, një vlerë sa 90% e PBB-së është e ekspozuar ndaj katastrofave
Një studimi i mëparshëm Bankës Botërore e rendit Shqipërinë në 10 vendet më të ekspozuara ekonomikisht nga risku i shumëfishtë i katastrofave natyrore, me gati 90% të PBB të ekspozuar në risk nga katastrofat natyrore.
Rëndësia e të qënurit i siguruar
Për arsyet e sipërcituara dhe jo vetëm, ekspertët e sigurimeve kanë kërkuar ndërgjegjësimin e qytetarëve që të sigurojnë shëndetin dhe pronën, si mënyra më e mirë për ti dalë përpara të keqes.
Ne nuk duhet të presim që zjarri, uji apo tërmeti të na mbërrijë tek dera dhe më pas të rrimë dyerve të institucioneve shtetërore për ndihmë, por duke qenë të siguruar privatisht, për çdo dëm që pësojmë kompensohemi në vlerën reale dhe në kohë sa më të shpejtë.
Sigurimi ruan pasurinë dhe ul riskun financiar
Shumë katastrofa nuk mund të shmangen, veçanërisht katastrofat natyrore, gjithsesi efektet e tyre ekonomike dhe sociale mund të zbuten nëpërmjet një manaxhimi të mirë dhe parandalimi.
Sigurimi i pronës ndikon në jetën e gjithkujt dhe në gjithë ekonominë e vendit. Nga vlerësimi dhe matja e riskut të katastrofave, modelimi i tij, ne do të përpiqemi të tregojmë se cilat janë mënyrat më të mira për të manaxhuar riskun që lidhet me ngjarjet katastrofike, sa i kushtojnë ekonomisë dhe si mund të implementohen në vendin tonë.
Fatkeqësitë natyrore janë të shoqëruara me humbje në numër të madh jetësh njerëzish, me dëme kolosale të karakterit ekonomik e social, por edhe me prishjen e trendit në zhvillimin ekonomik të vendeve, si dhe këputjen e zinxhirit të ekuilibrave mikro dhe makro-ekonomike.
Vitet e fundit shpeshtimi i ngjarjeve me natyrë katastrofike dhe rritja e dëmeve të shkaktuara prej tyre, shihen si një kërcënim i madh për zhvillimin ekonomik, social dhe human në shumë zona të prekura ose që rrezikojnë të preken prej tyre.
Ndikimi i sigurimit të pronës do të sillte përfitime të shumta fiskale dhe përfitime për familjet, bizneset dhe qeverinë.
Në rastin e familjeve: Aksesi për një sigurim të përballueshëm në rast fatkeqësish natyrore do të shërbejë si një rrjet i rëndësishëm financiar siguracioni që do të ndihmojë pronarët e shtëpive të mbrojnë kursimet e tyre dhe të evitojnë shkatërrimin financiar.
Në rastin e bizneseve: Aksesi për sigurim ndaj fatkeqësive natyrore do të reduktojë ndikimin e padëshirueshëm të rreziqeve natyrore në fitimet e tyre duke reduktuar në këtë mënyrë koston e huamarrjes dhe duke çuar në përmirësimin e vlerësimeve të biznesit.
Në rastin e qeverisë, sigurimi i pronës do të ndihmojë në reduktimin e detyrimeve të mundshme financiare që lindin si rezultat i ekspozimit ndaj rreziqeve natyrore. Do të mundësojë akses ndaj likuiditeteve të menjëhershme pas rasteve të fatkeqësive. Do të ndihmojë të zbusë ndikimet e padëshiruara nga rreziqet natyrore në stabilitetin fiskal dhe rritjen ekonomike.
KTHEJINI DIELLIN JETËS SUAJ DUKE U SIGURUAR