Hajdarmataj: Tregu i sigurimeve po tregon konsolidim, qëndrueshmëri financiare dhe maturi

Sekretarja e Përgjithshme e Shoqatës së Siguruesve: Pavarësisht inflacionit, çmimet e sigurimeve mbetën të paprekura

 

Pak ditë pas Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare publikoi raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri, Sekretarja e Përgjithshme e Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë, znj.Mimoza Hajdarmataj ishte e ftuar në emisionin “Insider” në SCAN TV për të komentuar shifrat e vitit 2023.

Sipas saj, tregu i sigurimeve në Shqipëri po tregon tashmë se është i konsoliduar, financiarisht i qëndrueshëm dhe i maturuar.

Duke krahasuar shifrat që Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare boton herë pas here, jo vetëm vit me vit por edhe 3-mujor apo 6-mujor, tregu i sigurimeve në Shqipëri, si një treg shumë i rëndësishëm financiar, por tregon një lloj konsolidimi, po tregon një lloj qëndrueshmërie financiare. Po tregon edhe një lloj maturimi në të gjitha produktet që ofron.

Viti 2023, krahasuar me vitin 2022, në të vërtetë ka një trend rritës, por është më i ulët krahasuar 2022-2021.

Vitet e fundit, duke marrë parasysh 2019-ën, periudhën e vështirë në të cilën vendi ynë u gjend për shkak të tërmeteve të njëpasnjëshme, për shkak të dëmeve të mëdha financiare por edhe njerëzore që u shoqëruan nga ai fenomen natyror, patjetër që kishte impakt në financa, në ekonomitë e familjeve, financat e vendit. Kjo katastrofë natyrore u shoqërua me pandeminë. Edhe ajo një periudhë shumë e zgjatur. Të gjitha këto lane pasoja në ekonominë e vendit tonë, një ekonomi jo fort e stabilizuar dhe kjo u shoqërua me informalitete, recesione, që ndikuan në përgjithësi në të gjitha bizneset. Por në emër të tregut të sigurimeve duhet të them se tregoi një konsolidim financiar pasi inflacioni nuk i detyroi duke qenë i vetmi treg që ruajti të pacënuara çmimet.

Të gjithë shqiptarët e kanë përcjellë dhe e kanë parë që, me gjithë inflacionin në rritje, të çdo produkti, çmimi i TPL-së (Sigurimi i detyrueshëm i makinës) sepse me atë jemi shumë familjar, nuk pësoi ndryshime. Pavarësisht se, dëmet që vinin nga aksidentet i kanë kushtuar tregut të sigurimeve më shumë se periudhat e mëparshme. Pra, para se të kishim rritje të lartë çmimesh, të automjeteve, të pjesëve të këmbimit, të shërbimit pasi çdo servis i rriti çmimet, kompanitë e sigurimeve, për shkak të qëndrueshmërisë së tyre financiare, ia dolën ti mbajnë çmimet e palëvizura”, u shpreh ndër të tjera Sekretarja e Përgjithshme e Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë.

INTERVISTA E PLOTË:

LEXO EDHE: Zhvillimet e tregut të sigurimeve në Shqipëri për vitin 2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *