Kultura e sigurimeve në Shqipëri / Hajdarmataj: Mbetemi të fundit edhe në rajon. S’po largohemi dot nga mentaliteti “hallet tona duhet të na i zgjidhë shteti”

Shqipëria është vendi që shpenzon më pak për sigurimeve.

Nëse shteti ynë fqinj Greqia shpenzon 2,24% të GDP-së për sigurimeve, apo Italia 6,27%, Gjermania 6.24%, Britania e Madhe 11.44% dhe SHBA 12,15%, vendi ynë shpenzon vetëm 1% të GDP-së saj

Sipas Sekretares së Përgjithshme të Siguruesve të Shqipërisë, znj. Mimoza Hajdarmataj, edhe pse shifrat vijnë në rritje vit pas viti, Shqipëria vijon të mbetet e fundit në rajon dhe Europë sa i përket densitetit në sigurimeve.

Për Hajdarmatajn, kjo vjen për shkak të një mentaliteti të trashëguar se për çdo problem duhet të përgjigjet shteti.

Mimoza Hajdarmataj: “2023-shi ka qenë një vit ku në Shqipëri ka patur një fenomen të çuditshëm të ndryshimit drastik të këmbimit Euro-Lekë. Pra Leku fitoi një terren të madh krahasuar me Euron. Edhe ky treg, po të shohim rritjet që thuhen për x produkt, në 6-mujorin e parë nuk është se shqiptarët janë siguruar më shumë apo ka patur një rritje aq të madhe por 6-mujori i parë, diku te 34%, analiza është vlerësuar mbi Euron, ndërsa 6-mujori i dytë është analizuar në Lekë pasi kishte një disbalancë të madhe. Ndryshoi raporti.

Po të shohim densitetin, për shkak të rritjes së vlerës së Lekut, shohim se në 2023-shin del më i lartë. Por vazhdoj të mbetemi vendi me nivelin më të ulët nga të gjitha vendet e Ballkanit dhe të Europës.

Kemi patur një densitet diku tek 60 e ca Euro ndërsa tani rezulton diku 80 e ca Euro. Prapë jemi shumë larg.

Unë disa herë e kam thënë, në daljet e mia për mediat, në analizat që ne bëjmë, kur përpiqemi të komunikojmë me konsumatorin përmes politikave të edukimit, ose përmes bashkëbisedimeve në auditore, arrijmë të kuptojmë se jemi një popull nuk po largohemi nga mentaliteti që, hallet tona duhet të na i zgjidhë shteti.

Sa herë që jemi përballë një problemi, një fenomeni, kur na cënohet prona… menjëherë i drejtohemi shtetit. Ra tërmeti, duhet të na i ndërtojë shtëpitë shteti, ka problem përmbytjesh, zjarresh duhet të jetë shteti. Kur këtë gjë shtetet e përparuara kanë vite apo shekull që e kanë kapërcyer si mentalitet. Çdokush është përgjegjës për financat e veta ashtu si jemi përgjegjës për tu arsimuar, për të ngritur një biznes për të ngritur një pronë, siç ndërtojmë një familje. Të gjitha këto janë individuale”.

Intervista e plotë për emisionin #Insider” në SCAN TV: 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *