“Dëmi mesatar i bizneseve, 7 herë më i madh se ai i banesave”/ Çfarë na mëson Greqia nga dëmshpërblimet për fatkeqësitë natyrore
Fakte interesante dalin në pah mbi efektet e fatkeqësive natyrore në Greqi, në periudhën 1993-2023, të publikuara nga Shoqata e Kompanive të Sigurimit në Greqisë (NatCat Monitor).
Konkluzionet janë nxjerrë duke u bazuar në 51 ngjarje katastrofike për të cilat janë paguar 51,127 dëmshpërblime, në një vlerë prej 968.5 milionë eurosh.
Nga të dhënat e grumbulluara deri tani, vlerësohen si më të rëndësishmet:
- Zjarret në pyje janë është shkaktari më i madh i dëmeve nga fatkeqësitë natyrore.
- Dëmi mesatar nga zjarri në pyje është dyfishi i dëmit mesatar nga përmbytjet.
- Bazuar në humbjet totale, ndikimi ekonomik tek bizneset është dukshëm më i madh se ndikimi në banesa.
- Dëmi mesatar i bizneseve është 7 herë më i madh se ai i banesave.
- Sa i përket përmbytjeve, dëmi mesatar i bizneseve është 11.2 herë më i madh se ai i banesave.
- Si pasojë e zjarreve në pyje, dëmet në banesa janë më të larta në krahasim me ato në biznese.
- Përqindja e pjesëmarrjes në dëme për shkak të zjarrit në pyje arrin në 50.5% për të gjitha banesat. Për bizneset është 11.9%.
Ndryshimet klimatike/ Sigurimi nga Katastrofat Natyrore, varka e vetme e shpëtimit
Sigurimi nga katastrofat është një paketë sigurimi që mbron shtëpitë dhe banesat tuaja nga fatkeqësitë natyrore të tilla si zjarr, përmbytje, tërmet etj…
Për shkak edhe të ndryshimeve klimatike, këto fenomene natyrore mund të shkatërrojnë shtëpi, makina, biznese dhe të mbjella, duke çuar këdo drejt një kolapsi financiar.
Vazhdimisht kemi apeluar tek qytetarët dhe bizneset për të siguruar pronat dhe automjetet që disponojnë, si e vetmja mundësi që çdo barrë financiare e ardhur nga të tilla ngjarje të kalojë te kompania e sigurimit.
Kompanitë e sigurimeve në Shqipëri, të konsoliduara prej shumë vitesh tashmë, ofrojnë mbulimime të caktuara, sipas problematikave klimaterike të zonës ku jetoni apo zhvilloni aktivitetin tuaj.
Çdo individ apo biznes mund të personalizojë sigurimin e tij sipas nevojave për të qenë 100% i mbuluar në rast dëmi.
KASKO, sigurimi i vetëm që mbron makinën tuaj nga katastrofat natyrore
Çdo posedues makine ka nevojë për Sigurimin KASKO, i vetmi sigurim motorik vullnetar, që mbulon gabimet tona, gabimet e të tjerëve por “gabimet” e natyrës, siç janë përmbytjet, stuhitë, breshëri etj…
Sigurimi KASKO ju mbulon financiarisht edhe nga dëmtimet aksidentale, dëmet në parkim, dëmet nga zjarri, rrufeja ose shpërthimi. Pa harruar edhe vjedhjen e pjesshme apo të plotë të automjetit.
Ne nuk mund të parandalojmë fatkeqësitë natyrore, por duke u siguruar ne kthejmë banesat, automjetet dhe bizneset tona në gjendjen e mëparshme, pa shpenzuar vetë asnjë qindarkë.
Kthejini diellin jetës suaj duke u siguruar!