Një tjetër tërmet në Greqi/ Sigurimi i Pronës, investimi më i vlefshëm për të ardhmen tonë

Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë i shkallës Rihter goditi Greqinë mëngjesin e sotëm.

 

Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare tërmeti u regjistrua në orën 06:20 në ishullin e Korfuzit por që u ndje edhe në Jug të Shqipërisë

 

Edhe pse lëkundjet ishin të forta, për fat të mirë nuk ka raportime për dëme materiale.

 

SIGURIMI I PRONËS

 

Greqia, Turqia por edhe Shqipëria janë zona me aktivitet të lartë sizmik duke bërë që tërmetet të jenë një rrezik potencial për pronën tonë.

 

Nëse nuk jemi të përgatitur, mund të humbasim gjithçka që kemi punuar aq shumë për ta ndërtuar dhe ruajtur. Prandaj, është e rëndësishme të marrim masa paraprake duke siguruar shtëpinë apo pronën e biznesit tonë.

 

Çfarë mbulon sigurimi nga tërmeti?

 

Godinën: Dëmet e riparimit të shtëpisë apo biznesit tuaj dhe strukturës.

 

Mbulimi i pasurisë personale: Rimbursimi i kostove për pasurinë e dëmtuar.

 

Në varësi të zgjedhjes suaj, polica e sigurimit mund të mbulojë edhe dëmet nga:

  • Zjarri,
  • eksplozioni,
  • rrufeja,
  • përmbytjet,
  • rrëshqitjet e tokës,
  • stuhia,
  • vjedhja
  • Etj

 

Çmimi i sigurimit në Shqipëri

 

Çmimi i sigurimit të pronës është në nivelet rreth 1 euro/m², duke mos përmendur ofertat e limituara në kohë, që disa kompani kanë bërë, duke ofruar çmime fikse primi sigurimi, pavarësisht natyrës dhe sipërfaqes së pronës.

 

Kjo, në terma praktikë, do të thotë që për shtëpi me sipërfaqe 100 m², me vlerë 100.000 euro, primi që duhet të paguajë në vit do të ishte 100 m² * 1 €/m² = 100 €, e cila e shpërndarë si kosto mujore do ishte 100 € /12 muaj = 8.3 € ose rreth 30 lekë/ditë.

 

Me fjalë të tjera ne “kursejmë” 30 lekë/ditë duke vënë në rrezik pronën tonë nga një fenomen shumë i fuqishëm natyror siç është tërmeti.

 

Shumë vite për t’u ndërtuar, pak minuta për t’u shkatërruar. Por sa kohë duhet për t’u rindërtuar?

 

Falë siguracionit në një prej 8 kompanive të Sigurimit të Jo-Jetës në Shqipëri, vetëm pak minuta.

 

Përveç mundësisë së blerjes në pikat fizike në qytetet tuaja, Sigurimi i Pronës tashmë ofrohet edhe online nga kompanitë e sigurimit.

 

Sigurimi i Pronës është një investim i vlefshëm për të siguruar të ardhmen tuaj dhe të familjes suaj.

 

Mbrojeni pronën tuaj nga humbja, dëmtimi apo shkatërrimi nga ngjarje të papritura apo aksidentale!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *